Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Provoni këto truke të thjeshta për të ndryshuar tërësisht pamjen tuaj!

Krijoni një pamje të bukur në më pak se disa minuta…

Nëse dëshironi të provoni diçka të re pa harxhuar shumë kohë në rutinën tuaj, atëherë provoni këto truke të thjeshta në pak minuta kohë.

  1. Përdorni lajner nudo në pjesën e poshtme të syrit, në mënyrë që të arrini sy më të mëdhenj.

Kjo rregullë vlen për femrat që kanë formë të vogël të syve. Një nuancë lëkure i jep bardhësi syve duke i bërë më të hapur dhe të mëdhenj.

  1. Aplikoni lajner të zi në pjesën e sipërme të syve për të dhënë një efekt të plotë qerpikëve.

A ju ndodhë të vëreni një hapësirë të bardhë ndërmjet qerpikëve tuaj? E pra, mund t’i mbushni këto zona duke aplikuar lajner të zi apo të kaftë në mënyrë që qerpikët tuaj të duken më të errët dhe plot vëllim. Sigurohuni që lajneri të jetë rrezistent ndaj ujit që mos të ju prishet grimi.

  1. Përdorni laps për buzë pas aplikimit të buzëkuqit.

Që të shmangni buzët të padefinuar dhe pa formë, aplikoni një laps për buzë me një nuancë të përshtatshme për lëkurën tuaj. Kështu, mund të definoni dhe formësoni buzët si dhe t’i lyeni me buzëkuq për një pamje plot shkëlqim.

  1. Mbuloni rrathët e nxirë poshtë syve duke aplikuar fshehës apo korrektor në formë trekëndëshi të kthyer mbrapsht.

Kjo formë apo mënyrë e aplikimit të korrektorit, jo vetëm që mbulon një zonë më të madhe, por edhe i bën lifting, ndriçon dhe thekson sytë tuaj.

  1. Aplikoni highlighter para bazës apo sherkut.

Provoni një hajllajter të butë me shkëlqim natyral. Ose mund edhe ta përzieni me bazën për një rrezatim të plotë!

  1. Përfundoni grimin me një sprej finalizues për pamje sa më të freskët.

Sprejet me cilësi të lartë nuk ndryshojnë ngjyrën e bazës sepse janë transparent. Për më tepër, mund të ngurtësojnë grimin duke qëndruar i freskët për një kohë të gjatë.