Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Provoni këto këshilla për grim të përkryer!

Aplikimi i grimit është një proces i përpiktë që kërkon vërtetë kohë. Për fat të mirë, ka disa truqe që mund të ju ndihmojnë të shkurtoni kohën që keni kaluar në rutinën tuaj të bukurisë deri në minimum – dhe të krijoni pamjen e përsosur me shumë pak përpjekje.

Këtu po ju paraqesim 11 këshilla themeloe të grimit që çdo femër duhet t’i dijë.

  1. Aplikoni llajnerin e lëngshëm mbi verzionin e lapsit

Nëse keni vështirësi të krijoni vijën në kapakun e syrit me llajner, së pari përdorni një laps për të vizatuar skicën. Llajneri i lëngshëm do të përshtatet aq mirë mbi lapsin saqë nuk do ta gaboni formën. Ky është një proces që ua lehtëson shumë punën.

  1. Jepni qerpikëve volum më të madh me anë të pudrës

Ky truk i thejshtë do të rrisë vëllimin e çdo maskare. Përdorni nëj brushë për të vënë pak pudër në qerpikët tuaj, dhe më pas aplikoni maskara. Kjo do të bëjë qerpikët tuaj të duken shumë më të plotë.

  1. Përdorni maskara nëse nuk keni llajner

Falë përbërësve të ngjashëm dhe qëndrueshmërisë, maskara mund të përdoret edhe si llajner. Ju nevoitet vetëm një brushë e hollë e makeup – it.

  1. Si të vizatoni sytë me formë të përsosur ‘sy maceje’:

  2. Pastroni buzët pas pastrimit të dhëmbëve

Butësisht fshini apo fërkoni buzët me një brushë të thatë të dhëmbëve. Kjo do të ju ndihmojë të pastroni lëkurën e vdekur dhe t’i bëni buzët më të holla. Gjithashtu do të nxisë qarkullimin e gjakut në buzët, duke shkaktuar fryerjen e tyre. Si rezultat, buzët do të bëhen më të buta, më të plota dhe më sensuale.

  1. Ringjallni maskarën me ujë të nxehtë

Shtoni disa pika ujë të vluar në maskarë, mbylleni dhe shkundni mirë atë.

  1. Përdorni buzëkuqin si skuqës të faqeve

Mund ta përdorni buzëkuqin tuaj si një zëvendësues i skuqësit për faqet. Aplikojeni pak në mollëzat e faqeve, përhapeni dhe përzieni në lëkurë me maje të gishtave tuaj.

  1. Zbardhni dhëmbët me pudër apo pluhur dhëmbësh

Përdorni pluhur dhëmbësh për dhëmbët tuaj disa herë në javë. Është një produkt i lirë, por efektiv falë karbonatit të kalciumit që përmban. Por, mbani mend që të jeni të kujdesshëm dhe sigurohuni që të konsultoheni me dentistin para se ta përdorni, pasiqë pluhuri i dhëmbëve mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve nëse përdoret gabimisht.

  1. Përdorni sfungjer të fytyrës për të pastruar fytyrën tuaj

Kur pastroni fytyrën tuaj me çfarëdo lloj produkti për pastrim të grimit, përdorni sfungjer të veçantë kozmetik. Sfungjerët konjak apo alge, janë zgjidhja më e mirë pasi ato lehtësisht shtresëzojnë lëkurën dhe pastrojnë poret.

  1. Provoni të aplikoni maskarën vertikalisht

Aplikimi i maskarës edhe në qerpikët e poshtëm edhe në ato të sipërm zakonisht është një praktikë e lënë pas dore, por ja një këshillë interesante: përdorni brushën vertikalisht. Ky është një truk i thjeshtë, por ndoshta një nga truqet më të mira që mund të përdorni. Prekni me majën e brushës qerpikët tuaj për një pamje sa më natyrale.

  1. Zhdukja e mitit: prerja e qerpikëve nuk funksionon

Një truk shtesë që ka fituar popullaritet në internet është prerja e qerpikëve gjë që me sa duket i bën qerpikët më të trasha duke iu dhënë më shumë volum. Megjithatë, kjo është krejtësisht e gabuar. Në fakt, qerpikëve iu duhet 1-2 muaj deri sa të rriten dhe të kthehen në formën e mëparshme, dhe rritja nuk është e njejtë si pjesa tjetër. Pra, kini kujdes dhe mos e bëni në shtëpi.