Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Produktet kozmetike që u përdorën nga femrat e famshme në tapetin e kuq 2018

Pa marrë parasysh se për çfarë lloj evenimenti bëhet fjalë, ne gjithmonë jemi të gatshëm të gjurmojmë rreth bukurisë, veshjes dhe grimit të personave të famshëm. Ja cilat produkte kozmetike u përdorën nga këto femra të famshme në Grammy Awards, duke filluar nga buzëkuqët rozë në të kuqe, paleta hijëzuese të syve në formën “smokey eyes” dhe stilime tjera që na japin vërtetë frymëzim për t’i ndjekur këto trende.

Rita Ora me buzëkuq nuancë vampiri
Image may contain: 1 person, closeup

Rita Ora ka aplikuar buzëkuq nga Rimmel duke i dhënë një pamje të përsosur me nuancën e kuqe në të purpurtë.

Beyonce me grimin dhe produktet për lëkurë

Image result for Beyonce red carpet 2018

Të gjithë jemi të apasionuar pas produkteve kozmetike që përdor Beyonce. Artisti i saj për kozmetikë zbulon se ajo ka aplikuar xhel për hidratim të syve nga L’oreal, skuqës nga YSL, brushat e grimit nga NARS dhe laps për vetulla nga Glossier.

Grimi i natës së shëndritshme të Lady Gaga
Image may contain: 1 person, closeup

Paraqitja e mahnitshme e Lady Gaga na ka magjepsur edhe neve me nuancat e errëta të hijëzimit të syve dhe detaje vezulluese. Pas këtij grimi të mrekullueshëm fshihet makeup artisti Sarah Nicole Tanno, e cila i ka zbuluar produktet e plota të kozmetikës në profilin e saj në Instagram.

Margot Robbie dhe buzëkuqi i saj nudo
Image may contain: 1 person, closeup

Pamja e butë dhe e thjeshtë e Margot në ndarjen e çmimeve Grammy ishte absolutisht e përsosur. Ky lloj buzëkuqi është mëse i nevojshëm në çantën tonë për çdo lloj evenimenti të mundshëm. Duke iu falenderuar makeup artistit të saj, Pati Dubroff, mund të mësoni rreth produkteve të aplikuara nga aktorja në fjalë si, ngjyra e buzëkuqit nga Chanel dhe paleta hijëzuese e syve nga Rouge Angelique.

Buzët dhe qerpikët e Nicole Kidman
Image may contain: 1 person

Nicole Kidman kishte një shkëlqim të plotë në ndarjen e çmimeve duke u shfaqur me qerpikë të plotë dhe të mbushur si dhe buzë ngjyrë manaferre. Buzëkuqi ishte nga Neutrogena Hydro Boost Hydrating Lip Shine/Velvet Ëine dhe maskara poashtu nga Neutrogena Hydro Boost Plumping Mascara.

Ngjyra e buzëve të Margot Robbie

Image may contain: 1 person, closeup

Makeup artisti Pati Dubroff ka kombinuar dy nuanca të buzëkuqit për të krijuar pamjen perfekte të Margot: Rouge Allure Velvet me ngjyrë të buzëkuqit mat, nga Chanel – La Sensuelle dhe La Romanesque.

Sytë dhe mollëzat e Alessandra Mastronardi
Image may contain: 1 person

Makeup artistja Kate Lee ka ndarë teknikën e saj me fansat në profilin e saj. Ajo ka përdorur Stylo Yeux llajner për sy i papërshkueshëm nga uji nga Ardroise Chanel dhe paletë për hijëzimin e syve nga Alfresco Chanel, ndërsa ka finalizuar mollëzat e faqeve me Rouge Coco Lip Blush nga Rose Chanel.

Nuanca e buzëve të Gal Gadot

Image result for Alessandra Mastronardi kate lee Rouge Coco Lip Blush

Gal na ka befasuar me qerpikët e saj të theksuar, me stilim elegant të flokëve dhe buzë të kuqërremtë (ngjyrë manaferre). Makeup artistja Sabrina Bedrani ka shprehur se ka përdorur buzëkuq super të ndritshëm nga Revlon, në krahasim me të kuqen klasike, kjo nuancë është më e thellë – pothuajse si një verë e kuqe, duket më moderne dhe e freskët.

Buzëkuqi i purpurtë i Emma Stone
Image may contain: 1 person, closeup and indoor

Makeup artisti i Emma-s, Rachel Goodëin ka postuar një foto mahnitëse të aktores para se të godasë në tapetin e kuq duke ua bërë me dije fansave se ka përdoru nuancë të guximshme vjollcë nga Dominique NARS.

Fytyra e plotë e Issa Rae

Image may contain: 1 person, phone

Lëkura e Issa dukej në mënyrë të përsosur falë makeup artistes Joanna Simkin. Joanna ka sqaruar se si ka krijuar pamjen e theksuar të aktores në fjalë duke filluar me bazën “Vitalist Foundation in Soft Sable Covergirl”. Për sytë e saj, ajo ka përdorur TruNaked Roses Palette duke përfunduar me një nuancë metalike të buzëkuqit – të gjitha nga Covergirl.

Pamja e theksuar e Zuri Hall

Pamja e mahnitshme e hijëzimit të syve të Zuri ishte falë paletës kozmetike Stila, e zbuluar nga makeup artistja e saj Niki Metz në Instagram. Baza e saj u perfeksionua duke përdorur fondacionin Fenty dhe buzëkuq nga Sephora.