Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Produktet kozmetike që çdo femër duhet t’i mbajë afër vetes

Ndonjëherë kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, themi se është më mirë të kemi më pak gjëra afër vetes. Ashtu si shumë produkte, edhe ato kozmetike kanë afat skadues dhe sa më shumë që të keni, aq më pak do t’i përdorni ato.

Ja produktet kozmetike që duhet t’i keni gjithmonë afër vetes:

  1. Paletë për hijëzimin e syve

Kjo paletë është shumë e dobishme dhe zë pak hapësirë në çantën tuaj. Paletat janë në dispozicion me ngjyra dhe nuanca të ndryshme dhe mund ti mbani gjithmonë me vete për çfarëdolloj evenimenti.

  1. Maskara

Maskara është një produkt kryesor që gjithashtu nuk zë vend shumë në çantën tuaj, dhe e keni afër vetes në çdo kohë.

  1. Laps për vetulla

Lapsi për vetulla është një produkt kozmetik që ju nevoitet për formësimin e vetullave sa herë që keni nevojë për t’i lyer apo përmirësuar në çdo kohë.

  1. Lajner për sy

Lajneri apo lapsi për sy mund të jetë në dispozicion në mënyra të ndryshme, si i lëngshëm apo i ngurtë, mund të aplikoni forma të ndryshme për hijëzim të syrit, lajneri është më i qëndrueshëm dhe nuk ju fshihet gjatë tërë ditës.

  1. Skuqës në formë kremoze

Skuqësi kremoz është më i qëndrueshëm se ai në formë pluhuri, është më i butë dhe aplikohet lehtësisht dhe vjen në nuanca të ndryshme.

  1. Fshehës (Concealer)

Ky produkt përdoret për fshehje të defekteve apo parregullsive, si rrathët e errët poshtë syve, apo tonifikimin e zonave të caktuara të lëkurës.

  1. Fondacion (baza, sherku)

Zgjedhni ndonjë fondacion që i përshtatet lëkurës suaj, zgjedhni nuancën e duhur që të keni pamje sa më natyrale dhe të mbuloni parregullësitë e lëkurës.

Pudër

Mos e harroni edhe pudrën që mund të jetë në formë të lëngshme ose në formë pluhuri. Kjo ju mbulon shkëlqimin e tepërt dhe e bën më të thatë lëkurën dhe plot freski.