
“Beautiful Magazine” garanton ruajtjen e privatësisë së vizitorëve të web-faqes sonë; kjo politikë përcakton mënyrën se si do të trajtojmë informacionet tuaja personale.
Vizitorët e faqes sonë “Beautiful Magazine” duhet të kenë parasysh dhe të pajtohen me kushtet e mëposhtme në rastin kur atyre u duhet të plotësojnë ndonjë formë online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tyre personale, si emri, mbiemri apo e-mail adresa. “Beautiful Magazine” gëzon të drejtën që të shfrytëzoj të dhënat e përdoruesit (gjatë plotësimit të ndonjë forme online) për qëllime të komunikimit me përdoruesin dhe dërgimit të materialeve promovuese të marketingut.
Vizitorët, në rastin e ofrimit të të dhënave të tyre personale, gjatë plotësimit të ndonjë forme online, duhet të kenë parasysh që një gjë e tillë bëhet plotësisht në mënyrë vullnetare, për qëllimin për të cilën kërkohet (p.sh. postimin e ndonjë komenti).
Pasi që informacioni të ketë mbërritur në serverin e web-faqes sonë, të dhënat do të ruhen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, përkatësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Serveri i web-faqes sonë posedon sistem të sigurisë që i plotëson standardet më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë tërë informacionin e kërkuar.
Përdoruesi e ka të drejtën që në çdo kohë të bëjë kërkesë tek “Beyoutiful Magazine” për të pasur qasje në këto të dhëna si dhe të mund të kërkoj korrigjimin e tyre nëse e sheh të nevojshme.