Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Preferenca e flokëve me zgjatje artificiale kundrejt atyre natyrale!

Të gjithë kemi preferencat tona rreth flokëve dhe të miat paksa tejkalojnë limitet. Unë i kam adhuruar gjithnjë flokët e gjata dhe për shkak se nuk kisha flokë shumë me vëllim dhe më dëmtoheshin shumë shpesh, unë i shkurtoja ato pothuajse në çdo dy javë. Për të shmangur këtë, vendosa të caktoj një termin tek stilisti i flokëve dhe të vendosja për zgjatje të tyre (extension). Ndoshta nuk ishte zgjidhja ideale, por sërish më e mirë për momentin deri sa të prisja që të më rriteshin flokët.

Kam shpenzuar rreth 300 dollarë – falë zbritjes time editoriale në flokë. Kur shikohesha në pasqyrë, dukesha shumë frymëzuese, e keni parasysh si Lana Del Ray, Serena van der Woodsen, si rezultat i kësaj, ky ndryshim mënjëherë më bëri të ndjehesha 57% më e bukur. Më kujtohet fjalia e Mindy Kaling e cila thotë në librin e saj: ” truku më i mirë që të keni flokë të mrekullueshme është sasia e tyre”. Pra, në njëfarë mënyrë, të gjithë e praktikonin këtë trend të zgjatjes së flokëve, dhe unë u bëra më në fund me flokë hollivudiane. Ndjehesha shumë mirë sepse mund t’i rregulloja në mënyra të ndryshme, plot volum dhe gërsheta të ndryshme.

Dukej se në fillim këto zgjatje flokësh nuk kërkonin deri në 48 orë për t’u larë, por nuk ishte një lidhje e përkryer simbiotike. Flokët e mia thaheshn në 5 minuta, ndërsa ato artificiale pas 30 minutave më vonë. Bëhej fjalë për tekstura të ndryshme të flokëve që ishin ndërfutur në kokën e një personi. Pastaj e meta tjetër është, se ju nuk mund t’i mbani sado që dëshironi, pas një periudhe kohore floket e zgjatura duheshin që të hiqeshin nga rrënja dhe të ri-vendoseshin sërish më pas. Këto duhej ti mbaja prapa kokës të shtrirë, që mos të dëmtoheshin. Kjo procedurë e rivendosjes duhej të bëhej çdo katër deri gjashtë javë.

Pas gjashtë muajsh, flokët e mia natyrale ishin rritur përsëri në gjatësinë e mëparshme dhe këto zgjatje më ksihin shërbyer mjaftueshëm në kohën kur kisha nevojë, dhe u lirova shumë pasi i hoqa, pasi më dukej si një barrë e rëndë apo gjymtyrë fantazmë në kokën time.

Ja ku shkoi keq: unë kam bërë gabim që kam porositur zgjatjet e flokëve në Amazon e jo sipas këshillave të stilistëve të flokëve. Pastaj, i kam mbajtur zgjatjet pak më tepër se sa duhet, gjë që më ka dëmtuar vëllimin e qimeve, sepse flokët më dukeshin më të holla dhe të dobëta, kështuqë me anë të disa truqeve fillova t’i rikthej flokët prapa, duke i lyer me maska dhe ushqyes të ndryshëm, deri sa u ndjeva mirë me pamjen natyrale të flokëve të mia.

Këto zgjatje flokësh ishin padyshim një pjesë përforcuese e besimit tim, por njëkohësisht më morën shumë kohë, energji dhe një shumë të majme të hollash. Por, megjithëse ndonjëherë është mirë të bëjmë ndryshime në veten tonë, sërish këto mbeten të përkohshme sepse fundja, gjerat natyrale na bëjnë të jemi vetvetja.