
Çdo femër dëshiron të duket mirë dhe e veçantë në ditën e saj të dasmës dhe padyshim përzgjedhja e buzëkuqit është një nga gjërat më të rëndësishme gjatë kësaj ceremonie.
Por, zonjat mund të befasohen kur të kuptojnë se ngjyra më e njohur e buzëkuqit në mesin e nuseve nuk është ngjyra e kuqe klasike.
Po pra, ngjyra më e kërkuar në mesin e nuseve gjatë vitit që lamë pas ishte një nuancë e ndritshme manaferre.
Të rejat e bukurisë nga raportet për dasmat në Pinterest kanë zbuluar se kërkimi më i madh i buzëkuqit për ceremoninë e dasmave të femrave ishte nuanca me ngjyrë të ndritshme manaferre, më kërkueshmëri deri 71%.
Statistikat janë të habitshme, duke pasur parasysh se një kohë të gjatë ka dominuar përzgjedhja e grimit me një aplikim të lehtë të grimit të syve me “smokey eyes” si dhe buzëkuq mat nudo.
Nëse dëshironi tashmë të bëni këtë përzgjedhje për ditën tuaj të dasmës, atëherë kësaj nuance të buzëkuqit duhet t’ia përshtatni pjesën tjetër të grimit me paletë hijëzuese rozë për sytë, thuhet sipas raportit të hulumtimeve të grimit të syve.
Pra, pse mos të jeni unike në llojin tuaj dhe të shkëlqeni me imazhin e përkryer për ditën më të lumtur të jetës suaj!