Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përshtatni stërvitjet për llojin e figurës suaj trupore

Pse vallë ndonjëherë ushtrojmë aq mundimshëm dhe përdorim dieta të rënda pa fare rezultat, madje mund të marrim rezultate negative! Dietologia Barbara Schmidt thotë se kjo ndodhë për shkak se trupat e femrave mund të ndahen në katër lloje themelore, secila me veçantitë e veta.

Duke u bazuar në këtë klasifikim, Bright Side ka përgatitur një listë të rekomandimeve që do të ju ndihmojnë të fitoni trupin e ëndrrave tuaja.

  1. Lloji delikat – figurë drejtëkëndëshi

Stërvitjet:

Trajnim për fuqi.

Definon muskujt dhe belin;

Eliminon dhjamin në bel.

Dieta:

Mëngjes të pasur dhe darkë modeste, më shumë karbohidrate dhe më pak proteina.

Sa më pak qumësht, ëmbëlsira, pasta dhe ushqime të papërpunuara.

  1. Figurë e lakuar – formë dardhe

Stërvitjet:

Sport aktiv me stërvitje.

Koha e ushtrimeve: herët në mëngjes, vonë pasdite.

Dieta:

Fruta, proteina dhe perime.

Largoni kremin, buterin, salcat, çokollatat, pasta dhe uthullën.

  1. Lloji artistik – figurë orë rëre

Stërvitjet:

Sport rrugor, grupor dhe vallëzim.

Koha e ushtrimeve: vonë gjatë pasditës.

Dieta:

Perime të gjelbërta, proteina dhe qumësht.

Largoni frutat, bukën, alkoholin, kafeinën dhe sheqerin.

  1. Figurë në formë të mollës

Stërvitjet:

Vrap me ngadalësim, aerobik, skijim në male. Noti është i përsosur dhe formëson trupin tuaj dhe muskujt.

Dieta:

Dietë vegjetariane.

Largohuni nga kremërat, buteri, salcat apo çokollata.