Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përdorni këto këshilla për të tharë më shpejtë manikyrin në thonjtë tuaj!

Më pëlqen të dekoroj thonjtë me ngjyra argëtuese për çdo stinë, por ajo që nuk mund të duroj është pritja deri sa të thahen mirë thonjtë. Thjeshtë më duket humbje e madhe e kohës, por për fat të mirë, ka disa mënyra si mund të bëni që thonjtë tuaj të thahen më shpejtë, sidomos kur jeni diku me nxitim. Herën tjetër, provoni këto truke për të tharë thonjtë tuaj për një kohë shumë të shpejtë.

Këshilla 1: lyeni thonjtë me shtresën bazë. Provoni të përdorni llojin e thatë të bazës që mënjëherë e than ngjyrën, në krahasim me shtresat tjera që kërkojnë kohë për t’u tharë.

Këshilla 2: zhytni thonjtë. Pasi ta keni përfunduar procesin e manikyrit, lërini që të thahen për të paktën një minutë. Pastaj, zhytni në një enë me ujë të ftohtë për disa minuta, në mënyrë që të përshpejtoni procesin e tharjes.

Këshilla 3: përdorni një tharëse flokësh. Ashtu sikur ndodhë në sallonet e manikyrit me tharëset e thonjve, ju mund të përdorni ajrin e ngrohtë në thonjtë tuaj që të ju ndihmojë sa më shpejtë në tharjen e ngjyrës së llakut.

Këshilla 4: kjo ndoshta mund të tingëllojë çuditshëm, por provoni sprej me vaj për gatim. Pasi të keni përfunduar aplikimin e ngjyrës, hidhni ca pika sprej të vajit për gatim mbi thonjtë tuaj dhe lërini që të qëndrojnë ashtu për disa minuta. Pastaj, pastroni dhe lani duart dhe do vëreni mënjëherë manikyrin e tharë plotësisht.