Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pas viteve të tëra të thonjve lakuriq, më në fund e kam kuptuar…

Mund të numëroj në njërën anë se sa herë i kam lyer thonjt në vitet e kaluara. I pastër dhe i qartë, kam menduar një kohë të gjatë që është përgjigja më e duhur. “Kur ke filluar të jesh kaq i mërzitshëm?” nëna ime do të vajtonte pasi që të shikonte poshtë në thonjt e pa lustruar të gishtave të mij të cilat kullonin një shkëlqim të shëndetshëm të manikyrit të rregullt, por jo edhe i papenguar, një shpirt i kënaqësisë së dikujt i cili në mënyrë të hareshme futet ndër hijet e rrezeve të diellit. Së fundi, pra, gjatë ditëve monotone të karantinës, e tëra filloi të ndryshoj.

Pasi që lajmet për hijet e freskëta kanë arritur në inboxin tim, nga hija ngjyrë ari nga Eddie tek ngjyra korale e lëngshme e krijuar në bashkëpunim në mes të Tenoverten dhe Hatch, e kam gjetur veten duke fantazuar rreth punës së lustrimit të freskët. Dhe kështu, në një pasdite, i lyeva thonjt me llakun ngjyrë qershie nga Chanel. Disa ditë më vonë, e provova edicionin e kufizuar të Dior të ngjyrës portokalli, e cila është e aromatizuar me bergamot e prodhuar posaqërisht për ndejat e natës në New York – natyrisht, një realitet i largët nëse jo një ëndër e çiltër. Tani, ardhmëria është e pasigurt. Ne, ndoshta, nuk mund ta dijmë kur mund të ndërmarrim një gjë të tillë përsëri, por kur e bëjmë, një gjë është e sigurt: Thonjt e mi dhe unë do ta ngjyrosim këtë qytet në të kuqe.

 

Burimi: vogue.com