Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Nuancat e buzëkuqit për sezonin dimëror

Nuancat e buzëkuqit për sezonin dimëror

E pëlqejmë dimrin pasiqë është sezona kur na mundëson të përqafojmë nuancat e errëta, qoftë në makijazh, garderobë apo flokë. Më poshtë do ju sjellim ca këshilla se si të vendosni buzëkuq të errët e që të dukeni e përkryer!

Kafe e errët

Le të fillojmë të vlerësojmë këtë nunacë, apo jo? Kafja e errët duket mrekullueshëm në të gjitha tonet e lëkurës dhe me çfarëdo makijazhi. Buzët kafe ishin të popullarizuara në vitet 90` mirëpo me kalimin e kohës u futën nën hije nga nuancat tjera. Tani është koha që të rikthehen dhe të sjellin ngrohtësi në fytyrën tuaj gjatë ditëve dimërore.

Ngjyrë kumbulle

Kumbulla është një ngjyrë e jashtëzakonshme që frikëson femrat ta mbajnë mirëpo e adhurojnë kur e shohin tek femrat tjera. Mund ta rregulloni lehtësisht intensitetin e kësaj nuance, duke e aplikuar lehtë në mëngjes duke e mbushur më tepër për në mbrëmje. Nuancat e kësaj ngjyre janë shumë lajkatuese dhe i japin pamjes suaj një dimension të ri.

E kuqe si tullë

Kjo është ngjyrë ideale për festat e fundvitit. E kuqja si tullë e thekson  ngjyrën e lëkurës suaj. Kjo ngjyrë preferohet në vjeshtë/dimër dhe përshtatet me çfarëdo garderobe. Grimi vezëllues përshtatet mirë me buzëkuqin ngjyrë tulle. Madje mund ta përzieni të kuqen tuaj me ngjyrë kafe që të krijoni nuancën e të kuqes ngjyrë tulle.

Vjollcë e thellë

Kur mendojmë ngjyrën rozë na bien ndërmend nuancat e zbehta dhe të ëmbla. Por pasiqë ngjyrat e errëta janë neutralet e reja, vjollca e thellë është e preferuara për këtë dimër.

Shpresojmë të kemi qenë bindës që të eksploatoni ngjyrat e errëta të buzëkuqit që do ju bëjnë të dukeni mrekullueshëm në këto ditë dimri.