Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Një historik i shkurtër i prerjes së flokëve

Stilet e flokëve tona kanë një histori të ndërlikuar, me shumë prej tyre duke e mbajtur pasqyrën kundrejt kohës kur ato janë krijuar. Këtu janë disa prej tyre që kanë bërë prerjen e parë të flokëve.

 

Historia, edhe e gjatë edhe e shkurtër e saj

Flokët rriten në nivelin pak a shumë të njejtë pa marr parasysh gjinisë, por në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, burrat gjithnjë kanë qenë të bindur që të mbajnë flokët e tyre më të shkurtra dhe më pak të stiluara sesa gratë. Befasisht, nuk është e qartë se pse ka ndodhur kjo, edhe pse mund të jetë ajo se çka është konsideruar e pranueshme në aspektin shoqëror dhe në një moment është bërë traditë shoqërore jetë-gjatë.

Që nga periudha romake, ishte e popullarizuar për gratë që të mbanin flokët e tyre të gjata të ndara qartazi, por çdo burrë është përkujdesur për kapëset e shndërritshme ato janë tërbuar. Ushtarët romak vazhduan në këtë mënyrë duke i mbajtur flokët e shkurtra dhe të menaxhueshme.

Por stili është i ndryshueshëm. Epokat që vinin dhe shkonin ishin bujare, flokët dredha të gjata që burrat i bënin, e vendosnin ata përmbi shoqërisë dhe prerja e tyre në formë të shkurtër ishte e ndërlidhur me kodin e jetës ushtarake apo edhe me atë të qelisë.

 

Shkundja e epokës së akullt

Rachael Gibson është një ish editor i webfaqes së revistës Hairdressers Journal, një revistë kjo e industrisë, e cila filloi të publikohet që nga viti 1882. Ajo është poashtu e pasionuar rreth historisë së stileve për flokë, duke e menaxhuar vet llogarinë e saj në Instagram lidhur me temën në fjalë. BBC Bitesize bisedoi me të lidhur me atë se si stilet e ndryshme të flokëve kanë ekzistuar poaq sa njerëzit kanë patur kapse me të cilat kanë luajtur.

“Njerëzit kanë stiluar flokët e tyre që nga lindja e njerëzimit,’ tha ajo, “për arsyet e njejta që ne i bëjmë sot. Praktikalitetet, dekorimi dhe traditat dhe për ta dëshmuar besnikërinë apo përfshirjen në një grup të caktuar apo në një pjesë të shoqërisë. Stilet e flokëve tregojnë një gjë të madhe.”

Venusi i Willendorfit dhe Venusi i Brassempouyt, dy statuja nga epoka e akullt që datojnë 30,000 vite para erës sonë, paraqesin një evidencë të stilimit të flokëve dhe gërshetave afrikane. Në kohë beteje, ushtaret seltik i zbardhonin mjekrat e tyre me limon të gjelbër për të trembur armikun dhe në Japoni, ushtarët Samurai, që ndërlikonin stilin chonmage të ndërlidhur, e kanë dizajnuar në atë mënyrë që t’ju mundësojnë atyre që t’i mbajnë helmetat në kokë gjatë luftës.

Statuja e Venusit të Willendorf tregon një shembull të hershëm të stilimit të flokëve

 

Mbajtja e parukes

Një shembull të rangut shoqëror e ilustruar nga flokët do të ishte një paruke e mbajtur nga Marie Antoinette, mbretëresha franceze sundimi i së cilës ishte ndërprerë nga revolucioni i vitit 1789. Rachael sqaroi që paruket e Antoinetes: “demostrojnë shumë qartë që kjo nuk është dikush që ka patur nevojë të punojë për mbijetesë apo të lëvizte diku tjetër për një jetë më të mirë.”

Paruket e Marie Antoinette ishin shenjë e statusit të saj të lartë

Të njejtat shkuan për të kërkuar burra, së paku për ca kohë. Në vitet 1600, ushtarakët në Evropë mbanin flokët të gjata dhe të lidhura si bishtaleca. Jo vetëm që ky stil përbënte një pamje të mahnitshme dhe gjithashtu i bënte të ndryshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë, përkatësisht kundrejt punëtorëve dhe skllevërve. Nga vitet 1700, paruket u bën të popullarizuara edhe për burrat. Sidoqoftë, tatimi për pudër të flokëve të vitit 1795, tatim ky i aplikuar për të financuar faturën e luftërave të Napoleonit, konsiderohej shumë i lartë atëbotë. Tarifa doganore e pudrës për flokë – e prodhuar për të bërë paruket që të dukeshin nuancë të bardha dhe të shtrenjta – në fund u bë brenda natës e pavolitshme për tregun.

 

Ndryshimi i formavë të stileve

Braktisja e përdorimit të parukeve nga burrat është një shembull i ndryshimit të rrethanave të dukjes për dallim me modën. Por flokët mund të përdoren si formë proteste ndaj këtyre rrethanave.

Rachael vazhdoi: “Lëvizjet siç janë braktisja e përdorimit të parukeve nga burrat në shoqëritë e larta demostrojnë ndryshim të kulturës dhe reflektojnë atë se çka kishte ndodhur në shoqëritë e asaj kohe. Flokët e gjata të hipikëve nuk kishin të bënin vetëm për një grup të njerëzve që dëshironin t’i mbanin flokët e tyre të ndryshme, por kishte të bënte me refuzimin e idealeve të gjeneratave paraprake si dhe simbolizonin kundërshtimin e luftës së Vietnamit.”

Periudha e viteve 1920 ishte një periudhë e rëndësishme për flokët e grave. Gratë merrnin më shumë nën kontrollë dukjen e tyre (dhe jetën e tyre) dhe kështu ato refuzonin shumë prej traditave të cilat shoqëria i diktonte si të pranueshme. Prerjet më të shkurtra bob koincidonin me rritjen e industrisë së kozmetikës, kur filloi të bëhej modë që të imitohet pamja e aktoreve siç ishte ylli i filmit Clara Bow.

Katërdhjetë vite më pas, një revolucion tjetër po merrte hov. Në vitet 1960, Vidan Sasson futi në treg disa lloje të mirëmbajtjes të prerjeve “laj dhe përdor”. Në kohën kur kur gratë po bëheshin më të çliruara dhe të ndjeknin karrierën e tyre, ai ishte i etur që të fus në treg stile për bërjen e të cilave nuk nevojitej të shpenzoheshin orë të tëra duke i rregulluar ato me tharëse flokësh.

Filmi ku aktorja Clara Bow frymëzoi stilet për flokë në vitet 1920

Vidal Sassoon sjelli elemente të gjeometrisë tek flokët e grave me stile që kërkonin më pak mirëmbajtje.

Por stilet e flokëve mund të ndryshojnë sepse është e domosdoshme. Për shembull, stili për flokë Victory Roll i viteve 1940 i popullarizuar nga aktorja Veronica Lake nuk kishte të bënte me një stil glamuroz. Ky stil përfshinte mbajtjen e flokëve lartë – shumë e rëndësishme kur kemi të bëjmë me makinerinë e fabrikave ashtu siç kanë bërë shumë gra gjatë luftës së dytë botërore.

Rachael shpjegoi: “Mundësia për të krijuar stile elegante sjellë momente shprese dhe ngazëllyese për jetën e njerëzve, dhe kjo është arsyeja se pse sallonet dhe teknikat e stilimit shtëpiak për flokët kanë vazhduar që të lulëzojnë edhe në kohërat sfiduese.”

 

Kur bota e dëshiron stilin tuaj

Ka periudha kur disa prerje të caktuara flokësh mund ta magjepsin botën. Një shembull është “The Rachel” që ishte përdorur nga karakteri i Jennifer Aniston në serialin amerikan Friends. Prerja e debutuar në episodën e vitit 1995 nga krijuesi i tij, stilisti Chris McMillan, i kishte bërë njerëzit të nxitojnë tek salloni i tij në Los Angeles specifikisht që t’i prejnë flokët e tyre në atë stil.

Por, nuk ka asgjë të re. Njerëzit e kopjuan Rachel ashtu si të tjerët që kopjuan stilet e mbretërve dhe mbretëreshave shekuj më parë. Rachael tha: “Njëra ndër dallimet kyqe në një shoqëri moderne është se shpejtësia e këtyre ndryshimeve është më urgjente falë mediave shoqërore dhe se pamjet arrihen ndoshta më lehtë falë avancimit teknologjik si dhe disponueshmërisë më të gjerë të parukeve të volitshme dhe pjesëve të tjera për flokë.”

Pra, a do të thotë kjo që ne duhet të shikojmë tek mediat shoqërore për këshilla se nga do të shkoj trendi i stilit të flokëve? Ndoshta jo. Rachael beson që ne jemi duke u drejtuar më shumë në një epokë specifike për secilin person se sa një tek një grup i caktuar shoqëror: “Ne jemi fatlum që jetojmë në një kohë të vet-pranueshmërisë dhe individualitetit që është bërë trend në vetvete. Me shpresë që do të kemi trende më pak të diktuara dhe më organike. Pamje të vetë-përshkruara.”

 

Burimi: bbc.co.uk