Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Një herë në jetë

Afro 1600 kilomentra larg Pekinit, fshati Huang Luo në Kinë, që gjendet në rajonin Guangxi është i famshëm për flokët tejet të gjata që i mbajnë femrat që banojnë aty. Sipas legjendës, njëmijë vjet më parë një vajzë nga një fis që quhej Yao bukfalisht e kishte rrahur një shoqërues me flokët e saja, dhe që nga ajo ditë gratë e fisit Yao i prejnë flokët e tyre vetëm një herë në jetën. Kur ato i mbushin 18 vjet, i prejnë flokët e tyre në ceremoni publike. Pas kësaj, kapëset vendosen për të rritur gjatësitë e flokëve. Gratë e pamartuara i palosin flokët në shallin e kokës; gratë e martuara e prefereojnë një stil me flokë të mbështjellura me një kulaç përpara.

Këto krife kërkojnë mirëmbajtje të veçantë. Flokët lahen, ulen, vërtetë në ujë orizi që është kombinuar me të tjerë përbërës organik. Përzierja pastaj vlohet në një tenxhere dhe pastaj derdhet në një tas smalti; një krehër druri përdoret për të bërë zgjidhjen metodike tek floku nga maja deri tek rrënja. Kjo rutinë thuhet se është arsyeja e shkëlqimit dhe shndërritjes mbinatyrore të flokëve dhe mënyra e bërjes së flokëve ngjyrë të zezë katran edhe nëse mbajtësi i tyre është relativisht në moshë.

Deri në vitet 1980, traditat vendore kishin tërhequr vërejtjen që kur një burrë kishte parë një grua të pamartuar me flokët e saj të lëshuara poshtë, ai do të obligohej që t’i shërbej familjes së vajzës për tre vite. Tani gjithkush ua ngulë sytë këtyrë kapësëve të harlisura pa ndjerë frikën e pasojave: fshati Huang Luo është bërë një atraksion turistik. Fshati tashmë ka dhe një teatër, ku banorët i veshin kostumet tradicionale, performojnë këngë folklorike dhe kërcime si dhe demostrojnë sesi flokët e tyre lahen dhe si stilohen. (Të ardhurat nga shitja e biletave sjellë pjesën më të madhe të të ardhurave të fshatit; vizitorët mund poashtu të blejnë shishe të shampove nga uji i orizit.)

Fotografi Joyce Ng ka shpenzuar një të tretën e kohës së saj në këtë projekt, por ajo gjithashtu ka shkuar në dy vende të tjera më pak të vizituara, që gjenden në terracat e orizit që e rrethojnë fshatin Huang Luo, dhe se shumë prej këtyre fotografive janë nga këto vendbanime të vogla. Kur ajo erdhi në këtë vend, Ng ishte befasuar kur kishte gjetur shumë pak femra të poshës 20 vjeçe – shumica prej të cilave shkonin në shkollë, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar varfërisë. Dhe në momentin që ato dalin nga fshati, shumica prej tyre i presin flokët. Kur Ng pyesnin njerëzit më të vjetër se si ndiheshin me vajzat të cilat e braktisnin ritualin e flokëve, ajo ishte befasuar kur kishte kuptuar që ata përkundrazi ishin shumë të relaksuar lidhur me këtë. “Ata thonë që kjo është zgjedhje e secilit. Ata janë aq mendjehapur,” thotë ajo. Edhe ata të cilët i mbajnë traditat dhe performojnë për audiencën, të veshur në ansamblet e tyre shumëngjyrëshe, janë shumë modern. “Ata veshin xhinse,” raporton Ng, “dhe të gjithë janë në WeChat.”

 

 

 

Burimi: vogue.com