Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ndikimi i larjes së flokëve natën për një efekt të yndyrshëm në mëngjes!

Nëse jeni lloji i personit që lani flokët natën, shumë shpejtë do të ndryshoni shprehinë tuaj duke e aplikuar në mëngjes…

Sinqerisht, nuk ka asgjë më të keqe se të lani flokët natën dhe të zgjoheni në mëngjes me flokë të shtypura dhe të yndyrshme. Kjo nuk duhet të ndodhë aspak.  Është e shëmtuar të anuloni takimet tuaja vetëm sepse nuk i keni flokët në gjendje të mirë ose thjeshtë duhet t’i kapni me një punxh apo xhufkë të çrregullt. A ndikon fakti se ju i lani natën flokët, gjë që i bën ato të yndyrshme?

Ne kemi kërkuar përgjigje të shumë ekspertëve se vallë fjetja me flokë të lagura është një shprehi e keqe. Dhe rezultati? Kjo shprehi nuk është edhe aq e shëndetshme për flokët tuaj pasi në vend që ti lejoni flokët të thahen në mënyrë natyrale gjatë natës, ju i privoni rrënjët të thahen dhe të krijojnë volum, por i shtypni ato gjatë gjumit duke u rrafshuar flokët. Pastaj, kur të zgjoheni, ju dukeni sikur keni flokë të buta, të rrafshta dhe të yndyrshme.

Pjesa më e keqe është se kjo mund të ndodhë me çfarëdo lloj shampo, madje edhe nëse keni aplikuar shampo për volum të flokëve. Dhe nuk ka fare rëndësi nëse nuk keni aplikuar kondicioner. Sërish rezultati do të jetë i njejti. Nëse flokët thahen duke i shtypur ato, siç është rasti gjatë gjumit, atëherë ato do të duken pa volum dhe do të përpiqeni me orë të tëra t’i stiloni, por pa efekt. Sidomos kjo vlen nëse keni flokë të gjata.

Pra, nëqoftëse keni ndërmend të lani flokët gjatë natës, sigurohuni që ti thani ato para se të shkoni për të fjetur. Në këtë mënyrë, flokët nuk do të marrin formën e shtypur gjatë fjetjes, por do të keni mundësinë të zgjoheni me flokë të shëndetshëm, të pastër dhe plot shkëlqim.