Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Modern Romance Collection by Passion!

Për festat e fundvitit, Passion – Rrjeti i Studiove të Bukurisë ka prezantuar një set të ri të fotografive profesionale me modele të reja. Në këtë set, janë prezantuar stile të veçanta dhe origjinale të flokëve dhe grimit, të frymëzuara nga ndjenjat pozitive që sjellë atmosfera e festave të fund-vitit.

Të gjitha fotografitë janë realizuar nga Eugenio Qose, fotograf shqiptar që ka krijuar famë botërore për stilin unik të fotografisë. Ai ka ardhur nga Milano, ekskluzivisht për të realizuar këtë projekt që ka për qëllim të vendosë standard të ri të fotografisë profesionale në tregun tonë.

Për t’i dhënë një shije edhe më të mirë projektit, Passion ka angazhuar edhe këngëtaren Dhurata Ahmetaj, duke nxjerrë në pah bukurinë e flokëve natyrale në kombinim me grimin e thjeshtë.

Përveç Dhurata Ahmetajt, pjesë e projektit do të jenë edhe pesë modele të reja, që prezantojnë veçoritë e bukurisë shqiptare.

Përmes këtij projekti, Passion ka prezantuar stilet e flokëve që do të dominojnë në vitin 2018, ku përfshihen nuanca natyrale. Gjithashtu, në set janë prezantuar edhe fotogafi me stile eksperimentale, duke përdorur ngjyrat ekstreme, si ngjyra origjinale e arit dhe argjendit.

Për veshjen e modeleve kemi angazhuar disenjatoren e njohuar Valdete Mustafa.