Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Meghan Markle e avancoi trendin në nivel mbretëror…

Ky është zyrtarisht stili më elegant për flokë për vitin 2020.

Edhe pse stili për flokë ponytail është klasik elegant dhe flokët e gjata janë gjithmonë në modë, duket se stili ponytail super të gjata tani është duke e përjetuar një moment madhështorë. Kim Kardashian West është parë rrishtazi në Paris me flokë ponytail që kishin gjatësi deri poshtë të pasmeve të saj, dhe disa ditë më pas Céline Dion debutoi përdredhjen e saj në stil, me balluke dhe më shumë plotësi në kurorë. Thuhet që kur 3 persona e përdorin një stil, ai stil bëhet trend dhe kjo është definitivisht e vërtetë kur personi i tretë i famshëm e përdorë të njejtin stil ponytail, posaçërisht kur kemi të bëjmë me një dukeshë ndikuese, siç është Meghan Markle.

Më 5 mars, Dukesha e Suseksit morri pjesë në ceremoninë Endeavour Fund me burrin e saj, Prince Harry. Ajo dha një fjalim duke nderuar arritjet sportive të personave të lënduar dhe të sëmurë që janë në shërbim ushtarak, dhe në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, ajo kishte të veshur një fustan të ngushtë, bruz të markës Victoria Beckham – një fustan ky i përkryer që ndriqonte dhe me flokë të errëta që binin deri përmbi belit të saj.

Flokët e Markle ishin stiluar me pjesën e mesme të lidhur me bazën e flokëve.  Stili ponytail ishte poashtu shumë i lëmuar, një arritje e madhe kjo kur kemi në konsideratë kushtet atmosferike me shi, të cilat ishin më voluminoze sesa pjesa lartë e tyre, me një ndjesi valore për t’i dhënë flokëve lëvizshmëri.

Veçanërisht grimi i dukeshës dukej poashtu i mrekullueshëm. Sytë e saj ishin qarkuar plotësisht me vijezues të zi, përfshirë buzët dhe qepallët që ishin të veçuara me tone të ngrohta thaneje. Ngrohtësia e spikatur në skuqjen e mollëzave të saj, duke përfshirë lekurën, patën një shkëlqim të freskët.

Stili ponytail i gjatë shënon edhe zyrtarisht trendin e bukurisë të vitit 2020, po poashtu është një stil që do të duket i bukur edhe për vitet në vazhdim.

 

Burimi: allure.com