Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Maskat më të mira për riparimin e flokëve nga dëmtimi i diellit

Pas kënaqësisë suaj në shijimin e rrezeve të diellit dhe surfimit në ujë, tani është koha të riparoni flokët me disa produkte vërtetë dobiprurëse. Ja një listë e kuruar që ndihmon në përmirësimin e skajeve të djegura apo fijeve të dëmtuara nga dielli.

Çaj i bardhë, ekstrakt baobab dhe jasmini riparojnë flokun gjatë larjes së tyre.

Produkti ynë më i preferuar në linjën e stilistët të famshëm Jen Atkin: Përbërësi i mrekullueshëm i ekstrakti të  bimës artiçoke zbut qimet dhe mbron ngjyrën nga venitja.

Nëse kaloni tërë kohën në plazh, zbutni flokët me këtë lloj produkti, nga rrënjët deri te skajet. Ose edhe më mirë, aplikoni në skajet para se të hyni në ujë apo të keni kontakt me diellin, në mënyrë që t’i siguroni flokëve mbrojtje shtesë.

Mos u frikësoni nga proceset shumë funksionale: shtoni gjysmë shishe të vajit në bazën e kremit dhe aplikojeni në flokë, nga rrënja e deri te skajet.

Ky produkt është i pasur me vaj të pastër ulliri dhe vaj nga farat e dardhës, duke ofruar një erë aq të mirë saqë i bën edhe shëndetit të flokëve.

Ky produkt është ideal për të gjitha llojet e flokëve, por veçanërisht për flokët me ngjyrë dhe ato që kanë trajtim me shumë kimikate, kjo maskë ofron hidratim intenziv dhe skaje të buta të flokëve.

Nëse keni flokë të trashë dhe të thatë, aplikoni këtë maskë kremoze pasi të thani flokët me peshqir për rreth 5 minuta, më pas lani sërish duke ju ofruar ushqyerje të flokëve për 72 orë.

Ky produkt është me bazë bimore dhe pa përmbajtje gluteni, kjo maskë hidratuese gjithashtu përmban vaj nga babassu me efekt hidratues dhe ushqyes.

Ky produkt nuk përmban paraben, sulfate dhe ftalate, është maskë e thellë që përmban komponime ceramide për rigjenerim të skajeve të flokëve, kështu që është ideale për flokët e dëmtuar ose shumë të holla.

  1. Kjo maskë pa aromë është e përbërë me vaj quinoa, liri dhe avokadoje për trajtim natyral të zbutjes së flokëve.