Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Maska për flokë të përgatitura në kushte shtëpiake

Nëqoftëse keni flokë të thata, atëherë erërat e dimrit dhe ajri i ftohtë mund t’i përkeqësojë edhe më shumë ato. Trajtoni flokët e thata me anë të këtyre llojeve të maskave të përgatitura në kushte shtëpiake, e që ndikojnë në zbutjen, shkëlqimin dhe shtimin e joshjes.

Vaj ulliri dhe mjaltë

  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 lugë mjaltë
  • Koha: Lani flokët pas 25 minutave

Kjo maskë ndikon që të keni flokë me shkëlqim dhe të buta.

Avokado dhe e verdha e vezës

  • ½ Avokado
  • 1 e verdhë e vezës
  • Koha: Pastroni flokët pas 20 minutave

E verdha e vezës është e mrekullueshme për ndriçimin dhe hidratimin e pamjes suaj, por që ka të njejtat përfitime të mrekullueshme për flokët tuaj.

Banane dhe mjaltë

  • 1 banane e pjekur
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Koha: pastroni flokët pas 15-20 minutash

Ky kombinim i mrekullueshëm jo vetëm që hidraton nga rrënja deri te majat, por gjithashtu zbut e hidraton lëkurën e thatë të kokës.

Vaj kokosi

½ filxhan vaj kokosi të lëngshëm

Kjo lloj maske është shumë e thjeshtë, dhe ndoshta një ndër më të preferuarat tona! Vaji i kokosit është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina për të ushqyer dhe hidratuar flokët nga mesi i gjatësisë së tyre e deri tek majat.

 

Burimi: goodhousekeeping.com