Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kylie Jenner sapo ka lansuar fshehurazi një paletë të re për hijëzimin e syve


Kylie Jenner ka ndërtuar një perandori të tërë miliona dollarëshe nga kozmetika e saj e mirënjohur vetëm për pak vite kohë. Çdo formulë e re zbulohet në Snapchat e më pas femrat joshen dhe nxitimthi drejtohen në blerjen e tyre. Por, modeli i Kylie Jenner për paletën e hijëzimit të syve, i quajtur Blue Honey, është pothuajse produkti i parë kozmetik që nuk është deklaruar apo promovuar në profilin e saj personal në Instagram apo Snapchat.

Me mbi 15 milion përcjellës në faqen ‘Kylie Cosmetics’ në Instagram, nuk duket se Jenner synon të bëjë promovimin për çdo produkt në faqen e saj personale. Duket sikur ajo nuk ka kohë të bëjë promovime të tilla sepse sipas thashethemeve ajo po pret fëmijën e saj të parë. Por, t’i kthehemi sërish paletës për hijëzimin e syve.

Paleta e re ‘Kylie Cosmetics – Blue Honey’ për hijëzimin e syve ka nëntë nuanca të ngjyrave preferuese: portokalli e ngrohtë, tonet rozë, e kaltër dhe nuanca të së kuqes së errët. Është një kombinim i mahnitshëm i ngjyrave që do kënaq syrin e çdo adhuruese të grimit, duke përfshirë ngjyra më të guximshme dhe joshëse.

Së bashku me paletën vijnë edhe buzëkuqët në katër formate ngjyrash, të emërtuara Shook, Vibe, Heat dhe Mood. Të gjitha produktet e reja veçmë janë lansuar në KylieCosmetics.com më 23 janar.

Akoma nuk ka fjalë nëse Kylie Jenner po planifikon poashtu të lansojë një koleksion të ri për Ditën e Shën Valentinit, si koleksion i preferuar i fansave të saj.