Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kylie Jenner i ka lyer flokët e saja me ngjyrë kafeje qokolladë për këtë verë

Karantina nuk e ka ndaluar atë për të eksperimentuar me lloje të ndryshme të stileve për flokë.

Karantina nuk e ka ndaluar Kylie Jenner për të eksperimentuar me lloje të ndryshme të stileve për flokë.

Pas ngjyrosjes së flokëve të saj me ngjyrë bjonde ari në shkurt të këtij viti, ylli i ka mbajtur flokët ngjyrë bjonde platine si dhe e ka provuar ngjyrën rozë pambuku, trendi jo zyrtar i karantinës.

Të gjitha pamjet e Jenerit në muajt e fundit mund t’i atribuohen dollapit të saj të parukeve, por tani, ajo ka vendosur që të ndryshoj flokët e saj në mënyrë të përhershme.

Jenner tani zyrtarisht është brune. Ajo debutoi me flokët e saja në Instagram me një foto duke e provuar korsetin e saj. Flokët e saj me ngjyrë qokollade janë stiluar në formë valore hollivudiane të vjetër.

View this post on Instagram

🖕🏼

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Stilisti i famshëm për flokë, Chris Appleton (është stilist i Kim Kardashian) e ka konfimuar që pamja e re e Jenner është një gjë e vërtetë dhe nuk është assesi paruke.

“Duke i ngjyrosur flokët e Kylie me ngjyrë të lehtë kafeje qokollade,” është parë duke e ripostuar foton e Jenner. “Kush do tjetër?”

Dhe duket se përcjellësit e stilistit janë duke i pëlqyer flokët ngjyrë kafeje qokollade të Jenerrit.

“I dashuron ato,” shkruajti Paris Hilton duke e shoqëruar komentin e saj me një emoji zjarri.

“Jam në dashuri! ” u vërejt duke komentuar një fans tjetër.

Disa përcjellës të tjerë e pyetën Appleton për formulën e ekstraktit të cilin e ka përdorur tek flokët e Jenner dhe këshillat për mbajtjen e flokëve të saj që të mos bëhen shumë të ngrohta apo bronzi, një problem i zakonshëm ky për hije më të lehta të flokëve brune.

“I ndriqoj flokët në fillim dhe pastaj përdori tone neutrale dhe të freskëta,” i tha ai një përcjellësi të tij.

Flokët ngjyrë qokollade kafeje të Jenner e hedhin poshtë mitin që ju duhet të përdorni ngjyrë më të lehtë për flokë gjatë sezonës së verës, por duke e parë historikun e saj të stilimit të flokëve, është vetëm çështje kohe se kur ajo do të mërzitet dhe të ndërroj prap stilin e flokëve të saj.

 

Burimi: instyle.com