Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ky është trendi më i madh i hijëzimit të flokëve që nga viti i kaluar!

Jeni në kërkim për ndryshim të stilit tuaj? Filloni me flokët tuaj! Një ndryshim i ri mund të rinovojë në mënyrë të shkëlqyer pamjen tuaj. Nëse i hedhni një vështrim Instagramit tuaj, po qarkullon një stil i ri i flokëve që të gjithë femrat e kanë fiksim.

Trendi me hijëzim të rrënjës së flokëve po merr popullaritet në të gjithë rrjetet sociale dhe zemrat tona! Është vërtetë një tendencë e mrekullueshme nëse nuk jeni fanse për t’i ngjyrosur flokët nga rrënjët gjatë tërë kohës, por që ende dëshirojnë ca fije floku bjonde.

Tiffanie Richards nga saloni i bukurisë Nunzio Saviano vuri re se sa e famshme po bëhet kjo tendencë e flokëve! ”Kam shumë kliente që po vijnë nga dita në ditë dhe që dëshirojnë të errësojnë rrënjët e tyre”, tha ajo.  Secila femër, që nga ngjyra platinum e deri tek brunet e errëta me hijëzime, po e kërkojnë këtë trend. Trendi më i popullarizuar i ngjyrave në këtë moment është rrënja e hijëzuar – sërish me nuancë të lehtë, por duke mbajtur fijet më të ndritshme rreth fytyrës si dhe duke mbajtur rrënjët sa më natyrale.

Ky stilim flokësh është parë pothuajse nga të gjithë të famshmet: që nga Rihanna tek Kylie Jenner, duke u bërë ky stil flokësh trendi më i ri i flokëve! Ka mirëmbajtje kaq të vogël  ndërsa duket aq shumë bukur! Ky stil është vërtetë qëllimi jonë për t’u dukur mbresëlënës!

Pra, nëse tentoni për t’u dukur bukur dhe me diçka të re në stil, mos kërkoni më tutje! Kjo pamje e mahnitshme është e shkëlqyeshme për të gjithë, dhe nuk kërkon mirëmbajtje e ndryshim për rreth dy javë. Flokë të gjata apo të shkurta, pak ka rëndësi, ju do ta përfaqësoni me shumë dëshirë e lehtësi këtë stil të ri flokësh!