Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kujdesi ndaj lëkurës gjatë dimrit nuk është i plotë nëse i evitoni këto katër gjëra!

Shumica e femrave janë tepër të kujdesshme për mbrojtjen e lëkurës së tyre gjatë muajve të verës, por kur vjen moti i ftohtë? Disa prej nesh ngurrojnë ta bëjnë këtë duke shmangur kudesin e përditshëm. Po ju paralajmërojmë tani që të kujdeseni për lëkurën tuaj edhe gjatë dimrit!

Muajt e freskët janë aktualisht koha kur duhet të dyfishoni përpjekjet tuaja për kujdesin e lëkurës, pasi moti i ftohtë, i thatë mund të jetë tepër i ashpër për lëkurën tuaj.

Jeni gati për të zotëruar një regjim efektiv të kujdesit ndaj lëkurës për sezonin e ri? Këtu po ju paraqesim katër hapa thelbësorë që nuk duhet t’i evitoni:

Investoni në një korrektor kualitativ për lëkurën. Fytyra juaj meriton një regjim të mirë të kujdesit andaj përdorni losione apo korrektor që rigjallërojnë lëkurën, luftojnë hiper-pigmentimin dhe reduktojnë linjat e rrudhat.
Related image

Gjithmonë përdorni krem me faktor mbrojtës ndaj diellit. Asnjëherë mos harroni të aplikoni krem me faktor mbrojtës, mund të duket sikur rrezet e diellit nuk janë aq të këqija kur temperaturat janë të ulëta, por ato janë njëlloj të dëmshme për lëkurën tuaj.

Image result for eveline moisture

Përdorni një pastrues të butë për fytyrën. Pastruesi juaj normal mund të jetë ndoshta më i fortë, pasi lëkura juaj nuk mund ta marrë të njejtin nivel të hidratimit në muajt e ftohtë. Tentoni të zëvendësoni pastruesin tuaj të rregullt me një më të butë e që nuk lejon tharjen e lëkurës më shumë.

Image result for eveline face wash

Mos harroni për buzët tuaja. Buzët janë një zonë e ndjeshme që zakonisht anashkalohet, por ato mund të krisen, plasariten dhe të skuqen me rënien e temperaturave. Mos harroni t’i hidratoni ato sa më shpesh ë mundeni. Mjafton edhe një balsam i mirë.

Related image