
Ja pra një lajm i arritur nga Khloe Kardashian e cila pohon faktin se ka filluar një linjë të re të bukurisë! Një nënë së shpejti, Khloe tregon se është duke lansuar linjën e saj të kozmetikës, duke ngritur brende tregëtuese për to. Ja gjithçka që dimë deri tani!
Pra, duket sikur Khloe do ta quajë linjën e saj të bukurisë apo makeup-it “KOKO”, gjë që të gjithë fansat e ‘Keeping Up With Kardashians’ e dinë se bëhet fjalë për pseudonimin e saj. TMZ raporton se ylli i reality show ka paraqitur brende tregëtuese për disa linja kozmetike të ndryshme, kështuqë ju së shpejti do të shihni një linjë të re bukurie të emërtuar “KOKO Beauty” apo “KOKO collection”, që do të arrijë së shpejti në treg!
Ky lajm emocionues vjen pasi motra e saj Kourtney Kardashian paraqiti brendin e saj të kozmetikës, ‘Kourt’, thuhet sipas TMZ. Kush e di? Ndoshta mund të jetë një përpjekje bashkëpunuese?
Detajet mbi linjën e re të bukurisë së Khloe janë ende në përfundim e sipër dhe nuk është raportuar se cilat produkte do të përfshihen aty. Khloe u bashkua me motrën e saj Kylie Jenner për të krijuar një koleksion të limituar për setet e kozmetikës të ‘Jenner’s Kylie Cosmetics’ më 2016. Pra, ndoshta ajo vet do t’i shesë buzëkuqët e saj? Ose, ndoshta do të provojë një set konturues si motra e saj, Kim Kardashian, e cila kohët e fundit lansoi konturat me bazë pluhuri dhe kremoze, me brendin e saj të bukurisë, “KKW Beauty”.