
Ja gjërat që janë parashikuar se do jenë trendet më të mëdha të vitit 2018.
- Buzë me shkëlqim
Kjo pamje e buzëve do të vazhdojë të jetë po aq e freskët sa viti që lamë pas. E tëra që duhet të bëni është të aplikoni një buzëkuq të lëngshëm dhe më pas të vendosni ca shkëlqim apo vezullimë me gishtin tuaj mbi buzë.
- Vetulla metalike
Së pari erdhi teknika mikroblading, pastaj vetullat e valëzuara dhe tani do të jenë në trend vetullat metalike. Përzieni pak vazelinë apo xhel për vetulla me paletën hijëzuese të syve ngjyrë bronzë apo bakër dhe në fund pastrojeni me një pecetë butësisht.
- Flokë me gjatësi ekstra të gjata
Flokët me gjatësi të tillë paraqesin trendin më të ri të vitit 2018. Nga gjatësia e flokëve si Kardashianet e deri te flokët e valëzuara të Beyonce, këto do të jenë në trend, andaj ju lutemi filloni të kujdeseni për flokët me kondicioner dhe maska ushqyese.
- Buzë të përshkëllyera
Dihet se buzët mat të definuara mirë janë gjithnjë në trend, mirëpo gjatë këtij viti edhe buzët e përshkëllyera do të jenë mjaft tërheqëse. Thjesht prekni pak buzët me majat e gishtave në skaje për të dhënë efekt të përshkëllyer.
- Shkëlqim gjithandej
Kapakët e syve plot shkëlqim vazhdojnë të jenë në trend, por sytë nuk janë pjesa e vetme që nxisin tërheqje, por edhe tipare tjera të fytyrës si mollëzat, qafa etj.
- Ndriçim hijëzues
Nxjerrni në pah mollëzat tuaja duke përdorur hijëzuesin me dozë shkëlqyese. Mund të aplikoni pak krem dhe pudër për hijëzim e më pas duke shtuar vezullimë.
- Valëzimi i flokëve
Me këtë teknikë ju mund të krijoni flokët me dredha tërheqëse me anë të një hekuri për flokë duke ndarë flokët në pjesë të caktuara dhe duke krijuar një model joshës të dredhave.
- Llajner në pjesën e poshtme të syrit
Ashtu siç aplikoni llajnerin për sy në pjesën e sipërme, njëlloj mund të krijoni nënvizim në pjesën e poshtme të syve, edhe atë duke ekserimentuar me ngjyra dhe detaje vezulluese.
- Ngjyrë e flokëve bjonde me nuancë portokalli
Pasteli i përsosur për dimër, “blorange” (bjonde+portokalli) është nuanca më e preferuar e këtij viti. Por, keni kujdes, pigmenti portokalli është shumë më rëndë për t’u arritur andaj duhej të jeni të kujdesshëm dhe të përgatiteni.