Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këshillat befasuese rreth bukurisë që ju bëjnë të dukeni e përkryer!

Bright Side ka grumbulluar disa këshilla të vyeshme rreth bukurisë që të na bëjë jetën më të lehtë në tërësi, duke kursyer kohë, energji dhe para. Përgatituni që të befasoheni dhe të impresiononi gjithkënd që e takoni!

Vajrat esenciale të kanellës dhe mentes janë shumë efektive në paraqitjen më të plotë dhe të ndritshme të buzëve. Nëse nuk jeni alergjik ndaj këtyre përbërësve, thjeshtë mund të aplikoni disa pika në balsamin tuaj.

  • Vaji i kokossit dhe i ullirit është shumë i mirë për largimin e grimit të rezistueshëm ndaj ujit. Provoni këtë truk dhe do të vëreni se sa lehtë hiqet makeup-i juaj, madje edhe pa pastrues të fytyrës.
  • Nëse baza apo sherku është tepër i trashë, ju mund ta holloni duke shtuar ca sasi të hidratuesit tuaj të preferuar. Gjithashtu ju mund ta intensifikoni themelin apo bazën me një përzierje të bronzerit të lëngshëm.
  • Nëse dëshironi një pamje të freskët, aplikoni krem hijëzues në pjesët më të theksuar të fytyrës (urën e hundës, mjekërr, qendër të ballit). Që të ngritni vizualisht qerpikët dhe vetullat, aplikoni gjithashtu hijëzues.
  • Kur bëhet fjalë për ngjyra më të ndezura, lëkurë rrezatuese, përzieni një lugë sode bikarbone në kremin pastrues të fytyrës. Aplikoni këtë përzierje në fytyrën tuaj, bëni një masazhim të butë për disa sekonda dhe më pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë.

Kur maskara juaj bëhet e thatë, ju mund ta ringjallni duke shtuar disa pika nga solucion i kripur dhe ta leni në një enë me ujë të nxehtë për 5 minuta.

  • Ju nuk keni nevojë ta hidhni pudrën e thyer, në fakt ju shumë lehtë mund ta rregulloni atë. Vetëm shtoni ca pika alkohol në pudër dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Ditën tjetër, i tërë alkoholi do ketë avulluar dhe kështu nuk keni nevojë të bleni produkt të ri.
  • Nëse llaku i thonjve me vështirësi hapet, është shumë i trashë apo rëndë aplikohet në thonjtë tuaj, tentoni ta përmirësoni me ujë të ngrohtë. Vendoseni shishen në ujë shumë të nxehtë për disa minuta pastaj shkundeni mirë dhe aplikoni në thonjtë tuaj deri sa është ende i nxehtë.
  • Lidhni flokët dhe preni majat e plasaritura, kjo është një mënyrë e mirë për të hequr qafe të gjithë qimet e djegura apo majat e dëmtuara.
  • Spreji për flokë vepron shumë mirë për ti mbajtur vetullat tuaja në formë. Spërkatni pak llak në një tub të maskarës dhe aplikojeni mbi vetullat.
  • Pudra e fëmijëve ose miell misri janë perfekt për tu përdorur si një shampo i thatë. Përdoreni këtë truk nëse keni nevojë të rifreskoni flokët për një kohë të shpejtë.
  • Që të krijoni dredha vertikale ktheni flokët me presë nga rrënjet deri te majat me hekurin për flokë. Pastaj hidhni pak llak.
  • Një krem për kujdes të lëkurës i aplikuar në majat e flokëve para se të shkoni në shtrat do ti bëjë flokët të shëndritshme dhe të buta.
  • Në mënyrë që të parandaloni dëmtimet nga veshja e këpuceve të reja, aplikoni ca deodorant në këmbë ose përdorni pluhur pudër.
  • Ngrohni lakuesen e qerpikëve me tharëse dhe më pas aplikoni thyerjen e qerpikëve. Kjo do ti bëjë qerpikët shumë më të gjatë.

  • Gjatë manikyrit, përdorni vazelinë ose ngjitës të zakonshëm shkolle rreth thonjve tuaj. Llaku i tepërt hiqet më lehtë pasi të thahet.
  • Lyeni thonjtë me ngjyrën e bazës suaj. Pastaj ngjtini shirit me vrima në mënyrë që të aplikoni llakun e thonjve me ngjyra të ndritshme. Lëreni të thahet dhe thonjtë tuaj janë gati.
  • Para se të hidhni parfum, pastroni me vazelinë të gjitha pikat tuaja të trupit dhe aroma do të zgjasë më shumë.
  • Merrni dy llastikë dhe ndani flokët në dy bishtalecë, njërën mbi tjetrën. Ky truk i thjeshtë mund të shtojë vizualisht trashësinë dhe cilësinë e flokëve duke i bërë të duken më të gjata.

Aknet gjithmonë na paraqiten kur më së paku dëshirojmë ti kemi. Mos u frikësoni. Thithni peceta pambuku në pika për sy dhe më pas butësisht shtypeni në zonën e irrituar. Pas 20 minutash gjaku do të tkurret duke ulur inflamacionin apo skuqjen.

Shkrini 2 tableta aspirina, një kapsulë vitaminë A, 1 lugë kripë deti dhe ca vaj perimesh në 200 ml ujë. Vendosni duart në enë për rreth 10 minuta dhe më pas fshini me një pecetë.