
Këshilla të dobishme të modës që kurrë nuk dalin nga stili…
- Kontrolloni a janë në rregull të vendosur sytjenat tuaja: thithat duhet të jenë saktësisht midis shpatullave tuaja dhe bërrylave.
- Mbani nën kontroll veshjet me printime. Sa më i madh të jetë personi, aq më të mëdha duhet të jenë edhe printet. E kundërta vlen poashtu.
- Nëse doni të minimizoni një bark të fryer, zgjidhni xhepa të xhinseve që janë më të mëdha, të drejta dhe afër njëra-tjetrës, mbulojnë efektin e trashësisë.
- Dukuni më shtatlartë duke u veshur në mënyrë monokromatike nga koka deri te këmbët. (Po, funksionon edhe me ngjyrën e bardhë).
- Zgjedhni funde me prerje deri në gjunjë, në mënyrë që këmbët të japin formën e tyre më të mirë.
- Përshtatni diagonalet. Mendoni rreth fustaneve të gjata, printeve të gdhendura dhe prerjeve asimetrike. Kudo që të shtrihen këto kënde të pjerrëta dhe asiemtrike, magjia e dukjes më të hollë funksionon vërtetë.
- Zbuloni dekoltenë tuaj me një veshje me qafë të hapur. Dekolteja është pjesa më delikate dhe elegante pothuajse e çdo grua.
- Ndiqni këtë udhëzues të ngjyrave për të luajtur paksa me figurën tuaj trupore: vishni nuanca të lehta dhe të ndritshme në zonat ku dëshironi t’i theksoni më shumë e t’i nxjerrni në pah, ndërsa nuanca më të errëta në pjesët ku dëshironi t’i mbuloni.
- Përdorni silueta të përshtatura në pëlhura të strukturuara – të themi një xhaketë të leshtë apo bluzë pabuku me prerje A – në mënyrë që të fshehni pjesët më të ndjeshme.
- Krijoni iluzionin e këmbëve të gjata, me anë të takeve që i përshtaten tonit tuaj të lëkurës.