Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kendall Jenner tani i ka flokët Ombré, pra trendi i ngjyrës është zyrtarisht duke shkuar fuqishëm

Rrënjët e saj ngjyrë kafe të errëta zbehen në hijen karamele të artë.

Çka me Kendall Jenner që është modele, antare e grupit Kardashian-Jenner, dhe zëdhënëse për një brend të veglave stiluese, flokët e saja janë pak a shumë gjithmonë të vëna në pah. Dhe kështu edhe nëse ajo poston një foto në Instagram që nuk ka të bëjë fare me flokët e saj, mund të vjedhë shfaqjen, posaçërisht kur ajo është duke bërë sport përpos stilit të saj me shkëlqim ngjyrë kafe të errët.

Jenner ndau me ndjekësit e saj disa foto për festën e pas Thanksgiving në të cilat ajo kënaqet me motin e rehatshëm – të paktën në verzionin e Kalifornisë së Jugut – duke veshur  pantollona të ngushtë ngjyrë të zezë dhe një jakë të zezë golfi pranë një pishine të bukur me pamje në drejtim të maleve. Ne mund të shohim atë nga prespektiva të ndryshme, por kjo fotoja e parë, në të cilën shpina e saj është e fokusuar në drejtim të kamerës dhe se është e kthyer prapa kamerës, duket mjaft qartë që pamja e saj me flokë ombré është tejet elegante. Rrënjët e saj janë me hije të errëta natyrale dhe se ngjyra tërhiqet në hijen karamele të artë deri tek majet e flokëve.

View this post on Instagram

coziest weather

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Nuk është plotësisht e qartë nëse Jenner ka vizituar stilistin që në mënyrë të qëllimshme t’i jap asaj një ngjyrë flokësh me pamje gradiente apo nëse është vetëm një evoluim natyral të disa ndryshimeve të shpejta që i ka bërë ajo më herët. Jenner befasoi të gjithë me flokët e saj të zbardhura, duke ecur në Javën e Modës në Londër të Burberry si dhe në Javën e Modës në Millano të Versace dhe Fendi me flokë rëre bjonde – një ngjyrë që ne nuk e kemi parë kurrë pa ndihmën e parukes. Dhe atëherë, vetëm disa ditë më vonë, flokët e saj ishin të lyera në të zezë për garën e Emmy Awards. Dhe si çdonjeri i cili i ka lyer flokët me ngjyrë të errët përmbi ngjyrës me të lehtë mund t’ju tregoj që ngjyra e errët do të zbehet në mënyrë të pashmangshme duke i bërë tonet më të lehta  të vështrohen përmes, pa marr parasysh nëse flokët tuaja janë natyrale të errëta.

Por qoftëse ngjyra aktuale e Jenner është ombré aksidentale apo e qëllimshme, ato duken fantastike dhe pa dyshim që do t’i frymëzoj shumë adhurues që të shkojnë në sallon bukurie për verzionet e tyre të pamjes.

 

Burimi: glamour.com