Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kendall Jenner e konfirmon bashkëpunimin me Kylie Cosmetics

Nëse keni pyetur ndonjëherë vetën kur dhe nëse Kylie Jenner do të bashkohej me motrën e saj më të vjetër Kendall Jenner për bashkëpunim grimi, atëherë ju i hiqni këto mendime nga mendja e juaj, sepse koleksioni i Kendall x Kylie Cosmetics është tashmë edhe zyrtarisht në qarkullim.

Kylie së pari ngacmoi në një vlog të ngarkuar në kanalin e saj në YoutTube në qershor të vitit të kaluar. Në video, Kendall ishte parë në një takim tek Kylie Cosmetics HQ, duke diskutuar rreth paketimit dhe teksturës për bashkëpunim. Pastaj, çdo gjë shkoi në heshtje. Derisa Kendall u paraqit në The Ellen Show këtë javë dhe e konfirmoi që linja është gati dhe se do të jetë në qarkullim shumë shpejt.

Gjatë bisedës me moderatorën e emisionit Ellen DeGeneres e cila pyeti nëse ishte duke marr pjesë në bashkëpunim, Jenner tha, “Ne nuk kemi thënë diçka që jemi duke bërë diçka, dhe kjo është hera e parë që njerëzit do ta kuptojnë.” Ajo vazhdoi, “Unë jam motra më e vogël, apo antarja më e re e familjes, mendoj!” Jenner shtoi se obligimet e saj kontraktuale ishin arsyet që koleksioni është duke u vonuar. “Kisha një kontratë më përpara me një tjetër kompani të grimit. Dhe tani jam e gatshme ta bëjë atë.” Modelja poashtu bëri shaka duke thënë që kjo do të jetë lansimi më i madh sepse kjo është motra e Kyliet. “Ne do t’i shkojmë kësaj me tërë kapacitetin sepse jam gjaku e saj i plotë,” tha ajo. “Ne jemi duke biseduar shumë seriozisht.”

Kendall poashtu e pranoi që ajo i kishte mbartur disa prej produkteve në emision, duke dhënë një tregues të qartë se çka mund të presim nga kjo linjë. Paleta neutrale e hijeve për sy, e cila mund të përdoret kudo, është pak a shumë një theksues i freskët, një kuti jargavani për buzë dhe kontrurë kremoze që duken të gjitha të mundshme, gjithashtu.

Kylie më herët i ka thirrur të gjithë anëtarët e familjes për të bashkëpunuar, duke e lansuar koleksionin me Kim, Khloe, Kourtney and nënën e saj, Kris Jenner. Së fundi, Kylie poashtu ka ka krijuar koleksion për nder të vajzës së saj Stormi për ditëlindjen e saj të dytë që po vjen.

 

Burimi: fashionmagazine.com