Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kaloni javën tuaj me këto 3 stile të lehta flokësh

Besoni ose jo: nuk keni nevojë të jeni ekspert për stilim flokësh për të krijuar stile të bukura, trendi! Ndjehuni gati dhe e fuqishme për të kaluar kohën tuaj me këto stile të shpejta dhe të lehta flokësh të cilat mund t’i krijoni brenda pak minutash.

Nga tekstura e freskët, plazhore tek ato kulaçe të përkryera të çrregullta, ne kemi arritur që t’ju dhurojmë stile të përkryera flokësh – në mënyrë që ju të ndjeheni gati për të kaluar ditën me vetëbesim.

Flokët e teksturuara valë-valë plazhore

Pas tharjes së flokëve me tharëse, kapni një seksion të shkurtër dhe spërkasni ato me Iron Shape 11 për të shtuar masë mbrojtëse kundër nxehtësisë përderisa jeni duke i stiluar. Mbani figaron në mënyrë vertikale dhe mbështjelleni secilin seksion, duke i dredhuar flokët nga fytyra. Mos harroni që të leni një gjatësi të shkurtër të flokut tek majet.

Vazhdoni me këtë teknikë dredhimi përgjatë flokëve.

Përfundojeni duke i spërkatur me spërkatës teksturues Triple Dry 15 për të krijuar flokët të ajrosura, valore.

Krehni përgjatë dredhave me gishtat tuaj për të krijuar pamje të përsosur valore dhe të teksturuar.

 

Stil në formë kulaçi gjysëm-vëllimor

Filloni duke aplikuar Dry Shampoo Powder 02 në sipërfaqen e rrënjëve për vëllim të shtuar (Redken’s Deep Clean Dry Shampoo është një opcion tjetër madhështor). Apikoni produktin tek majet e flokëve.

Më pas, ndani seksionin e lartë të flokut, duke filluar mbi veshët dhe pastaj duke vazhduar poshtë përmes pjesës kryesore të kokës në të dy anët. Përdorni gishtat për të krehur prapa flokët. Kjo do të krijoj më shumë pamje natyrale.

Duke përdorur një elastik, mblidhni flokët në formë ponytail dhe tërhiqni ato përmes saj. Në lidhjen e dytë, mos harroni që të tërhiqni flokët për të krijuar stil në formë kulaçi.

Leni disa pjesë të flokëve jashtë mbi kulaç për të krijuar një pamje tërheqëse.

Butësisht tërhiqni flokët tek pjesa kryesore e kokës për të krijuar vëllim.

 

Gërsheta anësore elegante

Filloni duke e krijuar pjesën e ndarë, duke i ndarë flokët pakëz nga pjesa e mesme, nga pjesa përpara vijës së flokëve deri tek pjesa e poshtme e qafës.

Më pas, gdhendni ato në seksion diagonal, me një gjatësi prej një centimetri nga vija e flokut. Ndani flokët pastaj nga pjesa tjetër e flokëve.

Aplikoni Redken’s Rewind 06 tek ky seksion për kapje të shtuar dhe krijoni bishtalec francez. Duke i përdorur 3 fije floku, vazhdoni duke shtuar flokët përgjatë pjesës së poshtme deri tek qafa. Lidhni ato me një lastik.

Largoni kapësen në pjesën e kundërt dhe ndiqni teknikën e njejtë të gërshetimit. Aplikoni Rewind 06 për kapje të shtuar duke e krijuar gërshetën.

Përdorni kapëse flokësh për të lidhur gërshetat.

Lëshoni flokët e mbetura dhe mbështjellni ato tek gërshetat tuaja.

 

Burimi: redken.com