Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kaloi ligji që e ndalon diskriminimin kundër flokëve natyrale

Në janar të vitit 2019, senatori nga Kalifornia, Holly J. Mitchell propozoi ligjin CROWN (fjala qëndron në krijimin e një bote të respektuar dhe të hapur për flokët natyrale), të cilën guvernatori Gavin Newsom do ta nënshkruante hyrjen e ligjit në fuqi, duke e bërë ilegale për punëdhënësit dhe shkollat publike diskrimimin kundër njerëzve me ngjyrë të cilët zgjedhin të mbajnë flokët e tyre në gjendje normale apo në gjendje mbrojtëse. Sot, Rep. Ilhan Omar njoftoi që Dhoma Përfaqësuese e kongresit amerikan e miratoi ligjin (H.R. 5309) për të bërë një gjë të tillë për të gjitha shtetet e ShBA-ve, dhe jo vetëm për disa shtete të caktuara. Për më shumë, Kalifornia, Kolorado, New Jersey, Maryland, Washington, dhe New York poashtu e miratuan një ligj me karakter të tillë. Pas kësaj, ligji do të kaloj për miratim në senat. Duke e pritur votimin në dhomën tjetër të kongresit amerikan, Ligji CROWN mund ta ndaloj diskriminim e flokëve në të gjithë vendin.

“Ka qenë jashtë mase përmbushëse që të ishim dëshmitar të përparimit që koalicioni Dove dhe CROWN kanë arritur,” Esi Eggleston Bracey, Nënpresident dhe Drejtor Ekzekutiv  në kompaninë North American beauty and personal care tek Unilever, i tha InStyle në korrik të këtij viti. “Diskriminimi i flokëve ka ndikuar tek bashkësia e njerëzve me ngjyrë për një kohë të gjatë dhe se përkrahja dhe entuziazmi lidhur me ligjin në fjalë na dëshmojnë që ne jemi në rrugë të mbarë duke e bërë dallimin.”

Në bazë të webfaqes zyrtare të Crown Act, “Gratë me ngjyrë 1.5 herë më shumë kanë të ngjarë që të lirohen nga vendi i punës për shkak të flokëve të tyre” dhe 80% e grave me ngjyrë kanë raportuar përshtypje që janë detyruar që të ndryshojnë flokët e tyre natyrale për tu përshtatur me ambientin e punës.

 

Burimi: instyle.com