Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kafshimi i thonjve tuaj mund t’i ndihmoj alergjive që keni

Fëmijët kanë dëshirë të fusin duart e tyre në gojë. Deri në 25% e fëmijëve i fusin gishtat e tyre në gojë apo i kafshojnë thonjt e tyre, përkundër paralajmrimeve për të mos e bërë një gjë të tillë; dentistët dhe dermatologët tërheqin vërejtjen se thithja e gishtit të madh të dorës mund të afektoj shëndetin e gojës dhe madje mund të ndikoj në lëkurë dhe kështu të rrezikoj infeksionet. Dhe kafshimi i thonjve – jo shprehia më higjienike – pasi që duart tona janë të mbushura plot me bakterie – shpeshherë vazhdon edhe kur jemi në moshë të rritur.

Por në një studim të publikuar në revistën Pediatrics, hulumtuesit nga Zelanda e Re dhe Kanada kanë zbuluar se fëmijët të cilët i thithin gishtat e mëdhenj të dorës apo i kafshojnë thonjt janë më pak të prirur që të kenë reagime alergjike tek shumë gjëra të ndryshme, duke përfshirë kafshët shtëpiake dhe marimangat, sesa fëmijët që nuk i kanë këto shprehi. Në fakt, fëmijët të cilët i kanë që të dyja këto shprehi kanë testet më të ulëta pozitive tek testet e lëkurës për alergji.

Hulumtuesit i kanë ndjekur një grup prej 1,000 njerëzve nga lindja deri në moshën 32 vjeçe dhe i kanë testuar ata në mënyrë periodike për alergji duke e përdorur testin e lëkurës. Përderisa testimi pozitiv ka treguar që ata ishin alergjik, nuk do të thotë domosdoshmërisht që personi do të ketë reagime të dëmshme tek alergjenët, siç janë skuqjet, imflamacioni, teshtima apo problemet me frymëmarrje.

Rreth gjysma e njerëzve që nuk i kanë thithur gishtat apo nuk i kanë kafshuar thonjt sa ishin fëmijë janë testuar pozitiv ndaj alergjive kur e kanë arritur moshën 32. Fëmijët të cilët e kanë patur të paktën njërën nga këto dy shprehi janë 40% me më pak gjasa për tu testuar pozitiv në moshë të rritur dhe fëmijët të cilët i kanë patur te dy shprehitë kanë shfaqur shkallën më të ulët të reagimeve alergjike – 31% – si të rritur.

 

Burimi: time.com