Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ju pyetët: A është kafshimi i thonjve diçka e rrezikshme apo…

Ju e bëni atë derisa jeni duke e lexuar një e-mail apo jeni duke shikuar televizor; maja e gishtit ngatërrohet ndërmjet dhëmbëve tuaj derisa e vëreni veten se çka jeni duke bërë. Nëna e juaj gjithmonë ju ka thënë që kjo është një shprehi e keqe dhe ju brengoseni për kolegët tuaj. Por a është kafshimi i thonjve diçka e rrezikshme?

“Po, dhe për një mori arsyesh,” thotë Richard Scher, M.D., ekspert për çrregullime të thonjve në Kolegjin Mjekësor dhe njëkohësisht anëtare e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Për të filluar, thonjt tuaj thithin çdo lloj të mikrobeve. Në veçanti, një familje mikrobesh që quhet enterobacteriaceae — e cila përfshin salmonella dhe E. coli — kanë prirje të shumohen tek pjesët e çara përfundi majeve të thonjve, shpjegon Scher. Kur ju i kafshoni thonjt tuaj, ato bakterie përfundojnë në gojën tuaj dhe në fyt, ku ato mund të shkaktojnë infeksione gastro-intestinale që rezultojnë me barkqitje dhe dhimbje të abdomenit.

Ata persona të cilët e kanë shprehi që të kafshojnë thonjt e tyre, në një periudhë afat-gjatë, mund poashtu të vuajnë nga një lloj i infeksionit që quhet paronychia, thotë Scher. Lotët dhe gërryerjet në lëkurën e majeve të thoit mundësojnë që tendosjet e bakteries apo tharmi i tyre të futet brenda. Që të dyja shkaktojnë zmadhim, skuqje, lëng të verdhë përreth dhe ndër thua, e cila duhet të hiqet në mënyrë kirurgjike dhe të trajtohet me antibiotik apo agjent të tjerë antifungal, shpjegon ai.

Nëse infeksioni është bakterial, thoi mund poashtu të bëhet i ndjeshëm dhe të shkaktoj dhimbje. “Ju do ta shihni atë kur çdo maje e gishtit do të bëhet e përflakur,” shton Scher.

Virusi lyth HPV është poashtu një infeksion i zakonshëm tek personat që e kanë shprehi t’i kafshojnë thonjt, thotë Chris Adigun, M.D., dermatog në Qendrën Mjekësore NYU Langone. Pas infektimi të gishtërinjve, këta lytha mund pastaj të shpërndahen në gojën tuaj dhe në buzë, shton Adigun.

Rreziqet nga kafshimi  i thonjve përfshijnë poashtu edhe dhëmbët. Kafshimi i vazhdueshëm mund të rezultoj në mbyllje të dobët dentale, rrjedhimisht zhvendosje të pozicionit të dhëmbit apo t’i dëmtohet forma,” thotë Scher. Personat e tillë poashtu vuajnë nga një shkallë e lartë e sëmundjes së mishit dhe infeksionit, shton ai.

Pra, si ta largojmë këtë shprehi? Për një numër të madh të njerëzve, kafshimi i thonjve është një manifestim i stresit dhe çrregullimeve të tjera psikologjike.

“Që të dyja këto kanë prirje të shkaktojnë kërcitje të dhëmbëve dhe thonjt e gishtërinjve bëhen tampon dore.” Ju do të keni një periudhë të vështirë nëse nuk e kërkoni ndihmën e psikiatrit apo profesionistit të shëndetit mendor, thotë ai. Nëse shprehija e juaj është shumë e theksuar, Scher thotë që ka produkte që mund ta trajtojnë këtë problem. Ato duhet të vendosen në thonj duke qenë se kanë shije të hidhur. “Shija ju përkujton se nuk duhet t’i kafshoni ato,” shpjegon ai.

 

Burimi: time.com