
Shirita dekorativë të flokëve – aksesorët më të favorizuar për vitin në vijim…
Nëse keni shikuar ndonjë ngjarje të ndarjes së çmimeve, keni bërë ndonjë blerje në internet, apo keni shfletuar ndonjë stil të flokëve në Pinterest kohët e fundit, atëherë me shumë gjasa keni vërejtur edhe shiritat dekorues që po bëjnë një rikthim serioz këtë vit. Këto aksesorë për flokë kanë tendencë të dukeni sa më elegante, frymëzuese duke shtuar zbavitje dhe gjallëri çdo imazhi tuaj.
Për ta mirëpritur këtë trend dhe për t’u dukur e përkryer si në ambient punues, ashtu edhe në ndonjë aheng, zgjedhni disa nga opsionet e bukura dhe të sofistikuara më poshtë.
Kordel plise prej kadifeje
Ky aksesor nuk ka ndryshe si të duket më luksoz se kaq. Modeli dramatik prej kadifesë së kuqe dhe plise, ju bën të dukeni sa më elegante në çfarëdo lloj evenimenti. Mund ta kapni në bisht apo në punxh.
Shirit i zi në formë kordeli
Jeni duke kërkuar një aksesor jo shumë të ngarkuar që mund ta veni edhe në ambient pune? Ja zgjedhja për këtë rast, një shirit i zi kadifeje që mbulon bishtin tuaj, e që është në dispozicion në pesë opsione të ndryshme të ngjyrave.
Shirit prej kadifeje ngjyrë rozë
Kjo nuancë që është në trend mund të përshtatet me çdo ngjyrë të flokëve dhe kombinim të veshjes suaj, andaj një shirit i tillë i vogël do të plotësojë akoma më shumë imazhin tuaj.
Aksesor prej mëndafshi ngjyrë gri e lehtë
Ky lloj aksesori është mëse i preferuar për këtë vit. Është aq delikat dhe elegant, saqë materiali i butë prej mëndafshi dhe nuancat e lehta ju bëjnë të dukeni po aq e këndshme në stilimin e flokëve tuaj.