Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si të pastroni qimet e flokëve nga krehëri juaj!

Të gjithë kemi nevojë të krehim flokët çdo ditë që të dukemi bukur dhe t’i mirëmbajmë ato. Duke pasur parasysh se sa herë përdorim krehërin, nuk është aspak çudi se me kalimin e kohës qimet mund të grumbullohen në krehër. Pastrimi i krehërit është një punë e përditshme, e lodhshme, madje shumë e pakëndshme.

Por, një blogere shumë e zgjuar, me anë të një video shumë të thjeshtë ka zbuluar një truk shumë efektiv për ta lehtësuar punën e pastrimit të krehërit.

Ja se çfarë duhet të bëni:

  1. Merrni një faculetë të thatë, tërhiqeni duke e shtrirë dhe vendoseni në sipërfaqe të krehërit duke e shpuar deri sa të zë vend pëlhura në thellësi të krehërit.
  2. Krehni flokët ashtu siç keni bërë rregullisht edhe pa faculetën.
  3. Pasi të keni përfunduar me procesin e të krehurit, thjeshtë hiqni faculetën dhe hudheni.

Shihni videon më poshtë të postuar nga blogerja Iram, e cila zbuloi këtë truk duke e demonstruar:

Përfitimet nga ky truk i krehërit:

  1. Kjo faculetë mundëson pastrimin e lehtë të qimeve. Pasi flokët të grumbullohen brenda saj, ju thjeshtë e largoni nga krehëri së bashku me qimet.
  2. Nëse përdorni faculetë të lagësht, flokët tuaj do të kenë aromë të mirë, madje edhe nëse nuk i keni larë ato.
  3. Këto faculeta tharëse ndikojnë edhe në zbutjen e skajeve të qimeve dhe më pak rënie të flokëve.