Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja sa shpesh mund të aplikoni manikyrin pa i dëmtuar thonjtë tuaj!

Ekziston dallimi mes manikyrit me llak apo lustër të thjeshtë si dhe manikyrit me xhel…

Kur bëhet fjalë për manikyrin e thonjve, femrat zakonisht bien në tri kategori: ato që përkushtohen në maksimum deri në detajin më të vogël të perfeksionuar, ato që i kushtojnë rëndësi manikyrit gjatë festave apo eventeve të caktuara, si dhe ato femra që nuk iu bëhet kurrë vonë dhe parapëlqejnë veten pa manikyr. Nëse i takoni kategorisë ku manikyri për ju përbën pjesë të rëndësishme, atëherë lexoni më tej.

MarieClaire.com ka arritur të bisedojë me Danielle Candido, Morgan Taylor profesioniste e manikyrit dhe ja çfarë na zbuloi: për t’i mbajtur thonjtë në gjendje të përkryer, kufizoni përdorimin e rregullt të llakut në një herë në javë.

Ajo paralajmëron, nëse bëni një manikyr të stilit brazilian në të cilën prehen apo shkurtohen kutikulat dhe indet përreth thonjve, atëherë mundohuni të reduktoni këtë në një herë në muaj ose edhe më pak pasi mund të paraqiten probleme të mundshme si dëmtimi i lëkurës përreth thonjve, çarje, infeksione dhe kutikula të thata e të dëmtuara.

Për llojin e manikyrit me xhel, mjafton dy herë në muaj, por mos e teproni më shumë se kaq. Dhe pa pasur nevojë të themi, nëse vëreni se thonjtë tuaj me kalimin e kohës marrin pamje të brishtë dhe ngjyrë të verdhë si pasojë e shtresave të shumta me llak, atëherë një pushim i vogël nuk do të ju bëjë keq aspak. Mundohuni që gjatë kësaj periudhe pushimi, të përdorni vajra ushqyese dhe kremëra, që të ushqeni dhe përmirësoni cilësinë e thonjve dhe lëkurës përreth.

Me ndjekjen e këtyre këshillave, këmëbt dhe duart tuaja do të jenë shumë mirënjohëse!