Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse shumë njerëz po preferojnë tatuazhin e buzëve!

Tatuazha kozmetike shumë shpejtë është popullarizuar, ku shumë femra po marrin vetulla me fije apo mikroblade, eyeliner tatu, madje edhe korrektim permanent nën sy.

Dhe përderisa për disa nga ne grimi permanent apo i përkohshëm është ende e frikshme, realiteti është se në ditët e sotme tatuazhi kozmetik është shumë preciz dhe i ngatërruar, rezultatet dallojnë nga tatuazh i lehtë dhe natyral në tatuazh me ndryshime jetësore.

Përparimi në teknologji dhe teknikë janë pjesë e arsyes pse tatu buzëkuqi dhe tato liner i buzëve po marrin popullaritetin në mesin e njerëzve. Edhe pse janë zona të vogla dhe delikate, ngjyrosja profesionale mund të ndihmojë në shtimin e përcaktimit, rritjen e ngjyrës dhe krijimin e simetrisë.

Nëse është një tretman që keni konsideruar, por nuk jeni të sigurtë se çfarë të prisni, këtu do gjeni të gjitha informatat rreth kësaj:

Çfarë është buzëkuq tatuazha?

Ka disa emërime të ndryshme për tatuazhin e buzëve, këtu duke përfshirë kontur të buzëve, liner tatuazhë, skuqje e buzëve dhe ngjyrë e plotë.

Secila nga këto përfshijnë “futje kujdesshme të pigmentit të ngjyrës në lëkurë”, thot specialisja e lëkurës , kozmetologe si dhe grimer artistja Lesley Wilks.

“Puna me një makinë speciale për tatuazhë që është në shpejtësi dhe frekuencë të vogël se sa një makinë tradicionale për tatuazhë, gjilpërat e holla depozitojnë ngjyrën në zonën e buzëve, duke përdorur një seleksionim të teknikave të ndryshme varësisht nga pamja që dëshironi.”

Lesley preferon skuqjen e buzëve: “është një finish më i bukur i hijëzimit dhe i përzierjes, me një pamje më natyrale,” përderisa Andrea Grollet, specialiste e grimit permanent, preferon “kontur dhe përzierje” i cili ka për qëllim të rikthejë pigmentin e zbehur apo të humbur në skajet  e jashtme të buzëve.”

Cilat janë përfitimet e tatuazhës së buzëve?

Përveç ngjyrës së buzëve që nuk do të zbehet apo njolloset, tatuazhi i buzëve përcakton formën e buzëve dhe varësisht nga teknika, ajo mund t’i bëjë ato të duken edhe më të gjëra.

Nëse keni buzë të pabarabarta, grimer artisti Sian Dellar thot se kjo mund të përmisohet me anë të tatuazhit, “teknikat e avancuara mund të përmisojnë formën e buzëve tuaja dhe ti bëjnë ato të duken më të balancuara dhe më simetrike. Ne gjithashtu mund të shtojmë përcaktim në skajet e buzëve për të zvogluar shfaqjen e linjave të vogla dhe të ju jep një pamje më rinore dhe të freskët.”

Kush është i përshtatshëm për tatuazhë të buzëve?

Tatuazhi i buzëve është i përshtatshëm për shumicën e klientëve të të gjitha moshave. ” Është për të gjith ata mbi moshën 18, të cilët dëshirojnë një ngjyrosje të lehtë të buzëve”, thot Marie Selby, eksperte e grimit semipermanent dhe microblading. “Është shumë zgjedhje e mirë për femrat e moshuara të cilat humbin pigment në buzët e tyre përderisa mplaken.”

Lesley thot “nuk do e kisha rekomanduar këtë për ata të cilët kanë mbushës të buzëve pasi që ngjyra është e vështirë të merret.”

A është procesi i ngjashëm me atë të microblade për vetulla apo është një metodë më ndryshe?

Përderisa microblading është një metodë e vetullave, Marie thot se tatuazhi i buzëve është tërësisht më ndryshe.

“Grimi semi-permanent aplikohet me një gjilpërë dhe një makinë, ndërsa microblading është një metodë manuale e cila prenë lëkurën me një makinë dore me brisk,” ajo spjegon. “E rrallë është në UK që përdoret microblading për buzë.”

Çfarë ndodhë në një termin të tatuazhit të buzëve?

Një konsultim i plotë ndodh para se të fillojë tatuazha, e cila ndihmon në qetësimin e shqetësimeve. “Fillojmë me diskutimin me klientat se çfarë dëshirojnë të arrijnë me formën dhe ngjyrën, duke marrë parasysh ngjyrën natyrale të tyre dhe duke ju dhënë këshila eksperte se çfarë ju përshtatet atyre,” thot Tracie Giles, eksperte e grimit permanent.

“Pastaj ne vizatojmë buzët me një laps, duke matur me kujdesë ato dhe duke siguruar që ato janë sa më të përsosura që është e mundshme para se t’i sheh ato klienti në pasqyrë. Nuk fillojmë me tatuazhin e buzëve deri sa klienti të jetë i kënaqur me vizatimin dhe pastaj tatuazhi do të vazhdojë deri përreth 45 minuta.”

A shkakton dhimbje?

Lajmi i mirë: “Klientët e mi gjithnjë komentojnë se sa pak ka shkaktuar dhimbje,” thot Lesley. “Puna ime është që të sigurohem që klientët të jenë rehat sa më shumë që është e mundshme.”

Realitet: “shkakton dhimbje por në krahasim me tatuazhin tradicional, as që mund të krahasohet,” thot Tracie.

Shumica e vendeve do ju aplikojnë krem mpirës për të lehtësuar dhimbjet, dhe më së miri është relaksimi nga ana juaj. “Shpesh kur dikush është i tensionuar, dhimbja është më e madhe”, thot Lesley.

Si të zgjedhni ngjyrën për tatuazh?

Nëse keni një ngjyrë të preferuar, ju mund të merrni atë ngjyrë në terminin tuaj si shembull, në fakt kjo edhe preferohet nga ekspertët.

“Gjithmonë kërkoj nga klientët të sjellin buzëkuqin e tyre të preferuar, në mënyrë që të kem një ide se cilën ngjyrë dëshirojnë, duke marrë parasysh që ngjyrat duken ndryshe nga sytë e të tjerëve”, thot Andrea.

Preferohet që të filloni nga ngjyrat e lehta, pasi që ato mund të intensifikohen ndërkohë dhe të rifreskohen nëse dëshironi.

Sa zgjatë një tatuazhë e buzëve? A duhet ti bëhet rifreskim?

Varësisht tretmanit dhe faktorëve jetësor, tatuazhi i buzëve zgjat nga 1-3 vite. “Pigmenti do zbehet natyrisht dhe të lehtësohet gjatë kohës”, thot Sian, i cili rekomandon një shtim të ngjyrës për çdo 6-12 muaj.

A ka ndonjë efekt anësor?

“Buzët do jenë të ndjeshme për 48 orët e para dhe ngjyra do duket më e errët”, thot Lesley. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë leskërim të lëkurës përderisa buzët shërohen.

Kujdesi pas procedurës?

Një zbutës shërues duhet të përdoret pas procedurës, 2-3 her në ditë derisa vendi të shërohet.

“Ndalohet aplikimi i buzëkuqit përderisa procesi i shërimit nuk është përfunduar, pasiqë nuk dëshironi që ndonjë infeksion të ndodhë”, thot ekspertja e grimit permanent Laura Kay. “Ju gjithashtu duhet ti shmangeni stërvitjeve si dhe ekspozimit në diell për 1 javë.”

“Shmangni buzët e lagura dhe mundohuni të mos merrni ushqime pikante ose të kripura”, thot Sian, i cili gjithashtu rekomandon të shmangni puthjet për rreth 7 ditë.