
Nëse ka 1 element të rutinës së kujdesit të lëkurës që shumica nga ne e preferojnë ai është: hidratuesi.
Kate Kerr, dermatologe, thot se kremërat hidratuese të fytyrës mbase po ndikojnë keq në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.
Arsyeja nr.1: Ndalon plakjen e përshpejtuar
“Mos përdorimi i hidratuesit sjell dobi kundër plakjes, pasi që ato nxisin prodhimin e Glycosaminoglycan (GAG) të cilat janë një nga hidratuesit natyral të lëkurës. GAG janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe mbajtjen e lëkurës të plotë dhe të shtrënguar. Hidratimi gjithashtu parandalon zhveshjen natyrale të lëkurës duke zbutur qelizat e lëkurës dhe duke ndaluar ndërrimin e tyre.
“Pra, me ndalimin e hidratuesit, kjo në fakt stimulon qarkullimin e qelizave dhe nxit qërim natyral të lëkurës e cila përmirëson funksionin e lëkurës dhe ekspozon qelizat e freskëta për të dhuruar një lëkurë me shkëlqim.”
Arsyeja nr.2: Shtrëngon lëkurën
“Kur ne shohim lëkurën e thatë, instinkti jonë është të aplikojmë hidratues. Lëkura e leskëruar më nuk është e dukshme, kështu që neve mendojmë që hidratuesi ka patur efekt. Në fakt, e tëra që kemi bërë është thellimi i lëkurës së vdekur, duke e ndaluar atë që të largohet në mënyrë natyrale, si dhe duke penguar funksionin e barrierës së lëkurës. Kur funksioni i barrierës pengohet, lëkura bëhet më e ndjeshme, e inflamuar si dhe e dehidruar. Lëkura është e aftë të mirëmbajë nivelin e hidratuar, pra vetëm lëkura vërtetë e thatë është në nevojë për hidratim shtesë.
“Me përdorim të hidratuesit, sipërfaqja e lëkurës dërgon një sinjal në rezervar të ujit duke i treguar se ka mjaft hidratues dhe të ndalojë me prodhim, gjë e cila e bënë lëkurën me mungesë të hidratimit. Pasi që ju të ndaloni me hidratim, ky cikël do ndaloj dhe aftësia e lëkurës për të hidratuar veten rritet për një periudhë prej 6-12 javë. ”
Arsyeja e 3: Ndalon plasaritjet
“Një tjetër anë negative e hidratuesit në rutinën e lëkurës është se lëkura bëhet më e dehidruar, shpesh prodhon vaj të tepruar. Pastaj, pasi që lëkura është e dehidruar dhe ka shtresim të qelizave të vdekura, pengohet qarkullimi i këtijë vaji të prodhuar, duke shkaktuar akne dhe puçrra të ndryshme. Vajrat, zbutësit si dhe hidratuesit e pasur, gjithashtu mund të përkeqësojnë gjendjen e akneve pasi që kur sebumi dhe qelizat e vdekura të lëkurës përzihen, ato formojnë bllokim të poreve. Kur ju përdorni okluzive të pasura ju pengoni sebumin të largohet nga poret dhe të bllokohet aty, gjë e cila shkakton kongjestion.
“Vajrat okluzive gjithashtu mund të bllokojnë lëkurën, ku si rezultat nxiten bakteret që shkaktojnë inflamacion dhe akne. Zgjuarja e proceseve natyrale të hidratimit ndihmon në ekuilibrin e prodhimit të yndyrës duke parandaluar kongjestionin e lëkurës, që nënkupton se një nga hapat e para të pastrimit të lëkurës nga aknet është të qëndroni sa më natyrale dhe të mos përdorni produkte hidratuese.”