Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja këshillat si të zgjedhni sytjenat më të përshtatshme për gjoksin tuaj!

Ekspertja e njohur për të brendshmet, Rebecca Apsan na ofron disa këshilla për zgjedhjen më të përshtatshme të sytjenave. Rebecca thekson se zgjedhja e sytjenave mund të ndryshojë trupin e një femre dhe t’i bëjë ato më të lumtura.

Duke pasur këtë parasysh, Bright Side ka selektuar disa udhëzime bazë për zgjedhjen e sytjenave të duhura, në mënyrë që të ndjeheni sa më rehat në to.

Marrja e masave

 

Shumica e femrave blejnë sytjena pa iu përshtatur masa e duhur e trupit. Shpesh herë mund të rezultojnë ose në numër më të vogël ose shumë të gjëra, duke mos iu theksuar forma e duhur e gjinjve. Që të veproni drejtë, ju duhet të bëni matjet tuaja saktë që të dini se çfarë mase t’i porositni sytjenat.

Perimetri i gjoksit

 

Vishni sytjenat më të rehatshme në mënyrë që matja të bëhet në mënyrë horizontale duke kaluar mbi mesin e gjoksit, por pa e shtypur atë.

Baza e brezit

90% e mbështetjes sigurohet nga baza e brezit dhe vetëm 10% nga shiritat. Baza e brezit duhet të vendoset rreth brinjëve por jo edhe të prejë lëkurën tuaj. Ngritni krahët nga e majta në të djathtë që të vëreni nëse baza qëndron pa lëvizur.

Duhet të jeni në gjendje që t’i futni dy gishta prapa sytjenave, por jo më shumë sepse përndryshe sytjenat mund të lëvizin dhe të jenë të lirshme. Gjatë provave, ndoshta në fillim mund të ju duken sytjenat tepër të ngushta, por është normale.

Shportat

Nëse shportat kanë hapësirë brenda, atëherë kjo tregon se sytjenat janë më të mëdha se masa juaj. Provoni sytjena me masë më të vogël të shportave.

Nëse sytjenat ju shtrëngojnë nën sqetulla dhe lëkura juaj rrudhet nga presioni, atëherë kjo tregon se sytjenat janë me masë më të vogël. Duhet të provoni ndonjë masë më të madhe që ju përshtatet.

Shiritat

Shiritat nuk duhet vetëm të mbështetin gjoksin tuaj, por edhe ta ngrisin atë. Gjeni pikën e mesme mes shpatullave dhe bërrylit. Nëse është më e ulët se kjo pikë, atëherë shtrëngoni më shumë shiritat, por jo edhe të shtrëngojnë aq shumë supet tuaja. Mos harroni të kontrolloni edhe gjatësinë e shiritave të sytjenave. Duhet të bëni zgjedhje të saktë në mënyrë që të dukeni bukur.