Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Harroni vitet 90′, trendet më të mira të bukurisë…

Ato janë të mrekullueshme, ato janë feministe, dhe pritet të jenë absolutisht në çdo vend.

Yjet e pëlqejnë shumë kur kthehen pas në kujtimin e momenteve të bukurisë, dhe tani është koha për shkëlqimin e viteve 60′. Stili Bouffants, qerpikët me stil doe-eyed, stili i syve të maces dhe vetullat e frymëzuara nga ikonat më të mëdha të dekadës si Brigitte Bardot, Twiggy, dhe Sophia Loren që e përmbytën qilimin e kuq dhe mishëruan tek ne pamjet e flokëve dhe grimit.

Falë disponimit të ëmbël, të pandërlikuar dhe feminist të butë të këtyre grimeve dhe stileve të flokëve retro, ato të viteve 60′ ende janë aktuale edhe në vitin 2020. Dhe kjo është saktësisht se pse këto pamje klasike janë ndër trendet më të mëdha të stinës pranverore.

Më poshtë mund t’i shihni artistët më të mirë hollivudian për flokë dhe grim zbërthejnë sesi të rikrijohen pamjet më të mira të bukurisë të dekadës.

 

Stili Bouffant i ndarë në gjysmë deri në pjesën e mesme të kokës

Nënshkrimi i Brigitte Bardotit i stilit të flokëve të grumbulluara në mënyrë të çrregullt në formë spiraleje, me anësore të kapura prapa, e krijojnë standardin e flokëve shumë atraktive. Për t’i sjellur Shailene Woodley një disponim të ngjajshëm, stilisti i flokëve Keith Carpenter i spërkati me vëllim dhe shampon të thatë përmes flokëve të saj për t’i bërë ato të stolisura dhe në formë kurore.

 

Qerpikët e bebes-kukull

Modelja ikonë Twiggy i hapi sytë e saj si drenushë me qerpikë artificial të vendosura në pjesën e poshtme dhe lartë të qepallëve. Artisti i grimit Jo Baker, imitoi efektin duke i vizatuar me brushë vijat vijëzuese të zeza në pjesën e poshtme të syve të Lucy Boyntonit.

 

Stili Pale Pout

Kur Tippi Hedren doli në ekran me buzët e saj me shkëlqim ngjyrë rozë në filmin The Birds, të vitit 1963, gratë çdokund e kuptuan që lyerja me ngjyrë shkëlqyese nude në buzë i bën të duken seksi dhe të fryra në formë jastëku.

 

Stili Flips

Në vitet 60-të, ky stil krijonte pamje të mirë – të paktën për flokët tuaja, ashtu siç na vërtetoi Lauren Hutton — dhe është ende e preferuara nga yjet si Olivia Culpo. Stilisti i saj Ruslan Nureev thotë se figaro për flokë 1-inç krijon një stil të përkryer bouncy swoop.

 

Stili Pastel Shadow

Nuancat me ngjyra uji janë pamohueshëm gazmore tek sytë, ashtu siç na dëshmoi e para Marisa Berenson. Për t’i ndihmuar Marsai Martinit të ketë sy që duken të mëdhenj dhe të shndërritshëm, artistja e grimit Shannon Pezzetta e vendosi hijen e kaltër pale nga qepallët e saj lartë tek ashtat e vetullave.

 

Pjesët e poshtme të dredhuara

Nuk kishte flokë të zeza “U zgjova nga gjumi kështu” në ditën e Sharon Tate. Me maje të gdhendura dhe të thara, ju sjellin stilit tuaj një formë të butë dhe të hijshme dhe se stilisti i flokëve Harry Josh (që kishte bërë pamjen e Jodie Comer) preferon që të kombinoj ato me pjesën qendrore.

 

Vetullat

Catherine Deneuve i sjelli sharm vetullave të saja të vogla kur ajo rregulloi flokët e saj para se të vendoste aksesorin – një trik që stilistja e flokëve Jenda Alcorn e përdori tek Elle Fanning.

 

Sytë e maces

Legjandarja si Sophia Loren ishte pioniere e teknikës, dhe sot gati çdo yll e kopjon atë. Vijezuesi me krahë sjellë përshtypjen e qerpikëve të trasha dhe syve të hapura në mënyrë të gjerë – është flirtuese në një mënyrë të pafajshme.

 

Mollëza të ngazëllyera

Jane Birkin dhe të tjera të viteve 60 It girls e futi në qarkullim konceptin novelist: grimin natyral dhe të freskët. Vorbullimi i skuqjes roze tek mollëzat e faqes është ende mënyra më e popullarizuar për të patur një shkëlqim të shëndetshëm.

 

Burimi: Instyle.com