Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Grimi i duhur për t’i bërë sytë e kaltër të shkëlqejnë

E dini se si veshja e duhur thekson trupin tuaj në mënyrën më të mirë që është e mundur dhe ju bën të ndjeheni si një yll i pakrahasueshem? E po, kur është puna që sytë e tuaj të kaltër të shkëlqejnë, grimi ka efektin e njejtë si veshja. Por gjithashtu edhe anasjelltas, disa lloje të kozmetikës mund të humbin bukurinë e syve tuaj të kaltër. Qëllimi ynë nuk është që t’ju japim urdhëra se si duhet apo si sduhet të bëni grimin por nëse dëshironi që sytë e juaj të kaltër të ndrisin më shumë se lëkura e Ariana-s, atëher ndëgjoni këto këshilla se si të arrini që sytë e juaj të kaltër të shkëlqejnë.

Këshilla nr.1: Hijet më të bukura të syve për sy të kalter

Le të fillojmë me atë më të rëndësishmen: Mënyra më efektive që të arrini ti bëni sytë tuaj yjet e fytyrës suaj është zgjedhja e duhur e hijeve të syve.

Sytë e kaltër shkojnë shumë mirë me tone të tokës si: bronz, e kuqe, portokalli dhe vjollce. Këto ngjyra do e shtojnë të kaltrën” thot Markphong Tram, grim artisti editorial i cili ka punuar në kampanja me Colourpop Cosmetics, Bobbie Brown, Maybelline, dhe Inglot.


REVOLUTION RE-LOADED NEWTRALS 3 paleta për sy, është krijuar për të ndihmuar që bukuroshet me sy të kaltër të shkëlqejnë. Paleta përmbanë hije të shumta, ndër të cilat edhe bronz-ari, roze-ari, vjollce etj. Për një pamje më të lehtë, Tram sugjeron REVOLUTION RE-LOADED BASIC MATTES 1X15PCS.

Nëse ju pëlqen të keni një pamje më dramatike, atëherë ju mund të përdorni- hije të kaltër për sy të kaltër. Tram thot, ” e di se tingëllon shum kaotike, por kur ju i shtoni eyeliner të zi mbi të, kontraston dhe balancon hijen për ti theksuar sytë e juaj.

Ne jemi mahnitur me këtë pamje të syve nga Hung Vanngo në sytë e kaltër të Taylor Hill:

Si hije të vetme, ju mund të përdorni NYX’s Hot Singles Eyeshadow në Electroshock, ose për paletë provoni Huda Beauty Obsessions Eyeshadow Palette në Sapphire.

View this post on Instagram

@vanityfair ⭐️🤩 photo: @getty

A post shared by elsa hosk (@hoskelsa) on

Dëshironi të arrini sy të tymosur? Bëni sy të tymosur në kafe dhe bronz, të cilët do të theksojnë sytë e kaltër në vend se ti humbin bukurinë atyre.

Këshilla nr.2: Theksoni sytë tuaj të kaltër me vijëzues

Nëse nuk jeni në disponim të luani me hije të syve, thjesht një aplikim i eyeliner-it do ishte një super alternativë të theksoni sytë tuaj të kaltër.

“Vijëzuesit ngjyrë vjollce janë shumë të bukur për ti bërë sytë e kaltër të dallohen”. ” Kur i aplikoni ato, mbani aplikimin intens dhe afër qerpikëve, dhe vijëzoni pak edhe jasht këndeve të syve. E njejta vlenë edhe për pjesën nën sy” thot grim artistja Deanna Hagan.

Ajo thot se i pëlqen të shtrijë atë me gishtërinjët e saj, sidomos kur vajrat natyrale shtojnë më shumë dimenzion dhe teksturë.

Këshilla nr.3: Ngrohni kompleksin tuaj të fytyrës

Hagan thot që: për ti theksuar sytë e kaltër sa më shumë, ju duhet të ngrohni fytyrën tuaj duke aplikuar bronzer si dhe roze delikate për buzët. ” Me një fytyrë të ngrohtë dhe minimale, përqëndrimi shkon drejt syve tuaj të kaltër” spjegon ajo.

View this post on Instagram

おはようございます

A post shared by elsa hosk (@hoskelsa) on

Këshilla nr.4: Kushtoni vëmendje vetullave gjithashtu

Një këshillë tjetër për sy të theksuar është se duhet të ndërroni ngjyrën e vetullave tuaja.

“Për klientët me sy të kaltër, është e rëndësishme të mos i harroni vetullat” thot Tram. “Për shembull, ne mund të zbardhojmë vetullat në bjonde të lehtë. Ose mund ti hijëzojmë me kafe të errët për ti errësuar ato që ti përshtaten më mirë flokëve të errëta.

Për errësimin e vetullave, ai thot që të përdorni maskarën me ngjyrë kafe BOURJOIS MASCARA BROW DESIGN in 03 and his favorite brow lightening kit is Good Dye Young Lightening Kit.

Makeup for blue eyes

Nëse dëshironi të zbehni ngjyrën e vetullave tuaja por nuk dëshironi ti ngjyrosni, atëherë provoni një produkt të vetullave në një apo dy hije më të çelët se ngjyra e vetullave tuaja apo thjesht përdorni një gell transparent të vetullave. Qoftë ju vendosni për ngjyrë më të errët apo më të hapur, ndryshimi i vetullave mund ti shtojë dramë instante dhe të ridrejtojë përqëndrimin në sytë tuaj të kaltër.

Këshilla nr.5: Mos harroni të hidratoni

Edhe grimi më i bukur nuk mund të fsheh lëkurën e thatë për rreth syve. Një kujdes i duhur i lëkurës dhe një rutinë para grimit është një hap i rëndësishëm i procesit. Hagan thot, “Për të gjithë sytë, është e rëndësishme të hidratoni për rreth syve pasi që lëkura tek sytë është më e hollë, e cila është shkak i rrudhave dhe qeskave dhe ka nevojë për kujdes shtesë.

 

Burimi: hudabeauty.com