
Edhe pse ende jemi zyrtarisht në dimër, kemi përgatitur për ju trendet pranverore që të jeni të gatshme para kohe.
- Sy “të nxira” me ngjyrë vjollcë. Sigurisht që ngjyra ultra vjollcë është një hit për këtë vit mirëpo sytë e njollosura dhe të ylberta janë mënyra më e mirë e eksperimentimit me këtë ngjyrë. Krijoni një miks nga tre nuancat e vjollcës në kapakët e syve për një shtresim që ju jep mundësi të shumta të eksperimentimit.
- Hajllajter ngjyrë rozë e artë. Çmenduria e hajllajterit të vitit 2017 është rikthyer me shkëlqimin e ngjyrës rozë të artë. Përshkojeni nëpër kapakët e syrit, pa marrë parasysh ngjyrën tuaj të lëkurës.
- Buzë të errëta. Sapo të ngrohet koha, kemi tendencë që të flakim tutje ngjyrët e errëta mirëpo këtë pranverë në modë do të jenë ngjyrët e errëta të vishnjës dhe kumbullës.
- “E nxira” me të kaltër metalike. E kaltër mbretërore e kombinuar me shkëlqim xixëllues do jetë pamja më e guximshme këtë sezonë.
- Mollëza të skuqura. Mollëza të skuqura me ngjyrë rozë do jenë një freski pranverore për fytyrën tuaj . Aplikojmë kremën skuqës të butë rozë në mollëza,në majë të hundës dhe mbi buzë, pastaj përforcojeni me shtresë të kremës theksuese në urën e hundës.
- Sy maceje të dekoruara. Edhepse sytë e maces klasike nuk kanë ikur gjëkundi, tani për tani janë në qendër të vëmendjes. Në vend se të bëni vija të pjerrëta si tek sytë e zakonshme të maces, këtë pranverë ringjallja ka të bëjë me këndet e mprehta dhe ngjyra mat të zi.