
Është pothuajse koha më e mirë e vitit. Është periudhë e ftohtë por me rreze pranvere dhe është me të vërtetë e vështirë kombinimi i veshjes së përshtatshme. Por, duke konsideruar fundet, të cilët mund t’i përshtaten çfarëdo lloj kushteve të motit, ju mund të vishni modele të ndryshme fundesh që ju bëjnë të dukeni edhe me stil por edhe ju mbajnë freskët.
- Ato nuk janë xhinse
Nuk e keni të vështirë t’i vishni vështirë sikur xhinset, pastaj ti gjeni kombinimin e duhur, fundet janë më praktike, mund të gjejnë kombinime të ndryshme si dhe kanë ngjyra dhe printe të ndryshme modelesh, jo sikur xhinset që janë pak më të kufizuar në përzgjedhje.
- Ju mund të visheni shkurt
Ju mund të vishni fund të shkurtë plot stil, me triko të trasha si dhe çizme të gjata.
- Ose mund të vishni funde të gjatë
Edhe modeli i gjatë i fundeve është shumë trendi, për më tepër ju mund të fshehni gjithçka që keni brenda, thejshtë kombinoni me një palë çizme dhe do ndjeheni rehat njëkohësisht.
- Ose të vishni fund me gjatësi mesatare
Shumë opsione dhe lehtësim në lidhje me veshjen e fundeve apo jo? Gjatësia mesatare mund të ju mbulojë shumë defekte që ndoshta ju nuk dëshironi të nxirrni në pah, një fund prej lëkure me bel të lartë si dhe një këmishë mund të jenë një kombinim i përkryer për në ambient pune. Shtoni edhe një karficë si dhe një palë take të larta dhe mund t’i përshtateni çfarëdo lloj rasti më solemn.
- Mund të vishni fund madje edhe mbi pantallona
Në ato ditë të mërzitshme, kur era tenton të prish fytyrën tuaj nga i ftohti, një zgjidhje e mirë për t’i mbuluar dhe mbajtur ngrohtë këmbët është të kombinoni fundin me një palë pantallone me material të trashë që janë rrezistent ndaj të ftohtit. Një truk interesant është të kombinoni fundin me pantallonet me material të njejtë si dhe duke ia përshtatur ngjyrën. Është shumë intriguese nëse koha papritmas përmirësohet dhe ju thjeshtë mund të hiqni pantallonat.
- Mund të jenë një alternativë e ngrohtë për në mbrëmje
Fundet e trasha apo me material më të plotë ju sigurojnë ngrohtësinë e nevojshme duke mos ndjerë nevojën të përqafoni apo shtrëngoni dikë për t’u nxehur gjatë pritjes së ndonjë ahengu apo eventi tjetër. Nëse jeni siguruar te poshtë, atëherë nuk ka rëndësi se çfarë keni veshur lart.