Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Femra me fytyrë të rrumbullakët, ky është stili i flokëve për ju

Jeni lodhur me gjepurat se duhet të shkurtoni flokët varësisht formës së fytyrës prandaj edhe jemi duke e shkruar këtë artikull. Mund të përcaktoheni për cilindo stil të flokëve me të cilin ndjeheni komode, pavarësisht nga “rregullat e bukurisë”.

Sidoqoftë, është mirë që të bëni shkurtimin ashtu që do theksojë skajet e fytyrës suaj, sikurse gjashtë stilet e mëposhtme, ashtu siç i mbajnë shumë yje të famshme që kanë fytyrë të rrumbullakët.

  1. Kirsten Dunst

Një xhufkë i jep më shumë gjatësi një fytyre të rrumbullakët përderisa balluket anësore i theksojnë mollëzat .

  1. Gabrielle Union

Një pjesë e pastër anësore krijon iluzionin e këndeve përderisa kaçurrelet mbrapa i japin gjatësi fytyrës dhe ju krijojnë një imazh të përkryer sikurse tek rasti i Gabrielle.

  1. Ginnifer Goodwin

Flokë të shkurtra zanash me një hollim anash do i japin definicion strukturës së fytyrës suaj dhe në rastin e Ginnifer, e bën të duket mrekullueshëm.

  1. Mila Kunis

Qethja e shkurtë i thekson mollëzat përderisa perdja asimetrike e flokëve e hedh vëmendjen tek sytë dhe faqet. Në rastin e Kunis, me sy të tillë, kjo gjë është e rrezikshme!

  1. Selena Gomez

Vërtiku i hedhur anash dhe i butë si tek Gomez e ndan fytyrën e saj në të treta, ndërsa valët e buta të flokëve rreth lakut të fytyrës i japin pamje këndore.

  1. Taraji P. Henson

Flokët e shkurtra kaçurrele të Henson e ngrisin fytyrën dhe e zgjasin, prandaj sytë e juaj e kanë vëmendjen lartë e jo poshtë.