Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Grimi në thonj

Të gjithë jemi munduar të shfaqim kreativitetin tonë me anë të një shkëlqyesi herë pas here. E kemi aplikuar shumë në: mollëza, sy, hundë, buzë, supe, klavikula, madje edhe në këmbë kur kemi patur nevojë. Por a e keni menduar ndonjëherë aplikimin e tij në duar? Me siguri që asnjërës nuk i ka shkuar ndërmend ta bëjë këtë, por tani do e keni mundësi të shihni këtë, pasi që një gjeni i artit të thonjve në Instagram Eun Kyung Park (Unistella), e realizoi këtë.

Në shtator 18, ajo postoi një video të manikyrit nude të zbukuruara me stoli ari të mëdha – por kjo nuk ishte ajo që kapi vëmendjen, pavarsisht arit të veçant, kutikulet e saja ishin përplot me shkëlqim, me xixëllimë ngjyrë roze të ylbertë.

Në përshkrimin e Instagramit, Park emërton detajin e thonjve si: “Hije e kutikuleve.”

Park tregon se ka një kohë që ajo mendon se si të përziej botën e grimit me atë të thonjëve, dhe kështu lindi ideja e “hijes së kutikulave.”

Cuticle shadow nail art trend by Unistella

Burimi: allure.com