Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dhuroni shkopinjt e maskarave të vjetra dhe shpëtoni jetë kafshësh

Herën tjetër kur e hidhni në shportë të plehrave maskarën tuaj të vjetëruar, ruani shkopin – ajo brushë ka një ardhmëri të ndritshme që e pret.

Pse ta mbani shkopin e maskarës? Sepse, fijet e vogla të që i sjellin qerpikëve përcaktim vëllimor mund poashtu të mbrojnë me mijëra specie shtazore. E tëra që duhet të bëni është t’i pastroni, t’i thani dhe t’i vini në dispozicion si donacion tek Appalachian Wildlife Refuge.

Image: Opossum with mascara wand | Appalachian Wildlife Refuge

Në vitin 2017, Savannah Trantham, bashkë-themeluese e Appalachian Wildlife Refuge (strehimore jo-fitimprurëse për kafshë e vendndodhur në Karolinën Veriore) shkruajti një post të thjesht në profilin e saj në Facebook duke i pyetur shoqërinë e saj që t’i pastrojnë shkopat e maskarës dhe t’i dërgojnë tek organizata që ajo e udhëheqë. Ajo shpjegoi që brushat e maskarës kanë fije të dendura që janë të përkryera për t’i larguar vezët fluturuese dhe larvat e rrezikshme që gjenden tek gëzofi i kafshëve. Postimi u bë viral dhe mori një përkrahje masive nga përdoruesit e maskarës nga e gjithë bota. Fill pas kësaj, u themelua programi Wands for Wildlife®.

Image: Donated mascara wands | Appalachian Wildlife Refuge

Sot, Wands for Wildlife pranon një numër të pakufijshëm të shkopave të ricikluar nga individët e ndryshëm, grupet komunitare, shkollat, sallonet, prodhuesit – duke përfshirë dhe nga departamenti i grimit pranë serisë televizive The Blacklist, që shfaqet në televizionin NBC.

Image: Turtle with mascara wand | Appalachian Wildlife Refuge

Përderisa shkopat në fillim janë përdorur për të larguar lavrat nga gëzofi dhe puplat e kafshëve të egra, Appalachian Wildlife Refuge ka zbuluar se këto shkopa mund të përdoren edhe për gjëra tjera. Fibrat e buta dhe kompakte në mënyrë të përshtatshme i krehin kafshët për t’i larguar papastërtitë, rërën duke e minimizuar rrezikun e lëndimit të pacientëve të zhurmshëm dhe bebeve. Për më shumë, shkopat ndihmojnë që të pastroheni në mënyrë të duhur shiringat, si dhe butësisht të krehin gëzofin për të ndihmuar rehabilituesit që të gjejnë dhe ekzaminojnë lëndimet për një përkujdesje të shpejt.

Bashkëthemeluesi tjetër i Appalachian Wildlife Refuge, Kimberly Brewster thotë se stafi i tij është poashtu duke i dërguar shkopinjt, së bashku me materialin edukativ, tek rehabilituesit e tjerë të kafshëve që kanë nevojë për burime në katër anët e vendit. Sa më shumë shkopinj të tillë në qarkullim, aq më shumë kafëshë të lënduara dhe jetim mund të ndihmohen.

Për nder të Ditës së Tokës, konsideroni mundësinë që të dërgoni brushat tuaja për të bërë ndryshimin! Së pari, zhytni qimet në ujë të ngrohtë dhe që është e përzier me sapun për të hequr mbetjet e maskarës. Sapo të jenë tharë ato, plotësoni formën e riciklimit të organizatës dhe dërgoni ato duke e ditur që jeni duke kontribuar shumë për një planet më të mirë.

 

Burimi: beautylish.com