Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çka thotë biologjia sa i përket fytyrave të femrave tërheqëse

Hulumtuesit shkencor kanë zbuluar dy karakteristika univerzale që kontribuojnë tek tërheqja e fytyrave të grave.

Sasia e kontrastit të ngjyrës përreth syve dhe buzëve

Gratë në mënyrë natyrale janë të prirura që të kenë buzë dhe lëkurë më të errët përreth syve. Prandaj, mendjet tona, në mënyrë të pavetëdijshme, e konsiderojnë këtë si shenjë të feminizmit. Sa më shumë kontrast të ngjyrës në mes të syve dhe buzëve të grave me tonin e lëkurës së tyre, aq më shumë feministe – dhe kështu tërheqëse – ato do të duken. Buzëkuqi dhe hija për sy janë baza e grimit sepse i zmadhojnë këto veçori.

Shënim: Efekti i zmadhimit të ngjyrës së jashtme të syve dhe buzëkuqit është më e theksuar tek meshkujt, për shkak se ata biologjokisht janë të prirur që të kenë pamje feministe, si gratë e riprodhueshme.

Sa simetrik dhe e barabartë është fytyra e saj

Shoqata e Shkencës Psikologjike shpjegon poashtu që neve na pëlqejnë fytyrat simetrike, edhe nëse ne nuk mund ta përceptojmë simetrinë. Ju mund të mos ta kuptoni këtë, porse shumica e fytyrave janë pakëz asimetrike – njëra nga pjesët do të jetë pak më e gjerë se tjetra, format e syve do të kenë ndryshime të vogla, një mollëz mund të jetë më pak e theksuar etj. Dhe sa më pak dallime të tilla të ketë fytyra, aq më tërheqëse perceptohet. Grimi e barazon tonin e lëkurës dhe konturimin, vijëzuesin dhe vijën e buzëve mund t’i bëjë këto veçori të duken më simetrike.

Grimi është një mjet efektiv për tu dukur biologjikisht më tërheqëse. Pyetja është se si të arrini më të mirën nga kjo.

 

Burimi: scienceofpeople.com