Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Cilët janë shkaktarët e flokëve të thata dhe lëkurës së thatë tek meshkujt

Faktorët ambiental, rutina e juaj e përkujdesjes ndaj flokëve dhe shëndeti i juaj hormonal – që të gjitha këto mund të luajnë një rol në mbajtjen e flokëve tuaja të hidratuara dhe të shëndetshme.

Këtu janë disa arsye që flokët tuaja mund të thahen:

Larja e tyre në mënyrë të tepërt me shampon

Larja e flokëve në mënyrë të shpesht me shampon mund të zhvesh ato nga vajrat mbrojtëse dhe kështu të shkaktoj tharje të tyre. Njerëzit që kanë flokë dredha janë posaçërisht subjekte të tharjes së flokëve.

Se sa shpesh iu duhet të përdorni shamponin e tëra varet nga flokët tuaja. Nëse flokët tuaja kanë prirje të jenë të thata, ju mund të provoni që t’i lani ato me shampon çdo tre ditë.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit

Ekspozimi ndaj rrezeve UV të diellit apo ndriqimi artificial që vie nga brenda e një objekti mund të dëmtoj lëkurën tuaj. Sidoqoftë, ekspozimi i zgjatur mund poashtu të dëmtoj shtresën e jashtme të flokut, e cila quhet kutikulë.

Kutikula mbron shtresat e brendshme të flokëve tuaja dhe ndihmon në mbylljen e lagështisë. Kur kutikula dëmtohet, flokët tuaja mund të bëhen të thata apo të brishta.

Tharja me tharëse për flokë dhe përdorimi i ujit të ngrohtë

Ekspozimi i flokëve tuaja ndaj nxehtësisë kur jeni duke tharë flokët me tharëse për flokë apo larja e tyre mund t’i bëjë ato të thata.

Një studim i bërë nga PubMed ka gjetur se sasia e dëmtimit kur i bëjmë flokët me tharëse rritet kur edhe temperatura rritet.

Mosfunksionimi tiroid

Gjëndra e juaj tiroide është e vendosur në pjesën e përparme të qafes dhe prodhon hormone që e kontrollojnë metabolizmin.

Studimi ka gjetur që hormonet teroide e stimulojnë rritjen e flokëve duke vepruar tek qelizat embrionale në gjëndrat e flokut.

Edhe hiptiroidizmi edhe hipertiroidizmi mund të ndikoj negativisht në rritjen e flokëve tuaja dhe të rezultoj kështu në flokë të thata dhe të brishta.

Uji i klorinuar

Ekspozimi i përsëritur i ujit të klorinuar mund të ulë sasinë e vajit natyral në flokët tuaja.

Produktet e flokëve

Disa produkte flokësh që përmbajnë përbërës të vrazhdë mund të thajnë flokët tuaja.

Ju mund të keni dëshirë të shmangni produktet që përmbajnë alkohol me varg të shkurtër si:

  • Alkohol isopropil
  • Propanol
  • Alkohol propil

 

Burimi: healthline.com