Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Cilat janë anomalitë e thonjve?

Thonjt e shëndoshë duken të lëmuara dhe kanë ngjyrë të vazhdueshme. Ndërsa plakeni, ju mund të zhvilloni kreshta vertikale, apo thonjt tuaj mund të bëhen pakëz më të brishtë. Është e padëmshme. Vrimat, për shkak të dëmtimit, rriten jashtë bashkë me thoin.

Anomalitë — siç janë vrimat, heqja e ngjyrës dhe ndarja e thoit – mund të rezultoj nga dëmtimet tek thonjt dhe duart, lythat virale, infeksionet dhe disa medikamente, siç janë ato që përdoren për kimioterapi.

Disa situata mjekësore mund poashtu të ndryshojnë pamjen e thonjve të gishtave të duarve. Sidoqoftë, këto ndryshime janë të vështira për tu shpjeguar. Vetëm pamja e thonjve të gishtave tuaj të dorës nuk është e mjaftueshme për të diagnostikuar një sëmundje specifike. Një doktor do të përdorë këtë informacion, së bashku me simptomat e tjera dhe testet fizike, për të bërë diagnozën e duhur.

Ju duhet gjithmonë që të konsultoni mjekun tuaj nëse keni pyetje rreth ndryshimit të gjendjes së thonjve tuaj.

Anomalitë e thoit të gishtit të dorës

Disa ndryshime në thonjt tuaj ndodhin për shkak të kushteve shëndetësore për të cilat duhet të kemi vëmendjen e duhur. Vizitoni mjekun tuaj nëse keni njërën nga këto simptoma:

  • Heqja e ngjyrës (vijat e errëta, vijat e bardha, apo ndryshimet në ngjyrën e thoit)
  • ndryshimet në formën e thoit (të dredhuara apo të goditura me mjet të fortë)
  • ndryshimet në trashësinë e thoit (trashja apo hollësimi)
  • thonjt që bëhen të brishta
  • thonjt që janë me vrima
  • gjakosja rreth thonjve
  • zmadhimi apo skuqja përreth thonjve
  • dhimbja rreth thonjve
  • thoi i ndarë nga lëkura

Këto ndryshime në thonj mund të shkaktohen nga kushte të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që i kemi përshkruar më poshtë.

Vijat Beau

Depresionet që përcillen përmes thoit të gishtit të dorës quhen vijat Beau. Kjo mund të jetë shenjë e keq-ushqyerjes. Kushtet e tjera që i shkaktojnë vijat e Beau:

  • sëmundjet që shkaktojnë ethe të mëdha siç janë fruthi, shytat dhe skarlatina
  • sëmundja periferike vaskulare
  • pneumonia
  • diabeti i pakontrollueshëm
  • mungesa e zinkut

Goditjet nga mjetet e forta

Goditjet nga mjetet e forta shkaktohen kur thonjt tuaj trashen dhe u dredhohen majet e tyre, një proces ky që në përgjithësi merr kohë. Kjo mund të shkaktohet si rezultat i sasisë së vogël të oksigjenit në gjak dhe shoqërohet me:

  • sëmundjet kardiovaskulare
  • sëmundjet nga zorra inflamatore
  • sëmundjet e mëlçisë
  • sëmunjdet pulmonare
  • SIDA

Koiloniqia

Koilonychia shkaktohet kur thonjve e gishtave të duarve u janë ngritur kreshtat dhe kur i bën ato në formë luge. Nganjëherë, thoi lakohet mjaftueshëm për të mbajtur një pikë të lëngshme. Shndërrimi i thoit në formë luge mund të jetë shenj që ju keni:

  • anemi me mungesë hekuri
  • sëmundje t zemrës
  • hemochromatosis, një çrregullim i mëlçisë që shkakton sasi të madhe të hekurit që duhet të merret nga ushqimi
  • lupus erythematosus, një çrregullim autoimun që shkakton inflamacion
  • hypothyroidism
  • Sëmundjen Raynaud, një gjendje kjo që kufizon qarkullimin tuaj të gjakut

Leukonychia (vrimat e bardha)

Vrimat e bardha jo uniforme apo vijat në thonj quhen leukonychia. Ato zakonisht janë rezultat i traumës minore dhe janë të padëmshme tek individët e shëndoshë. Nganjëherë, leukonychia shoqërohet me shëndet të dobët apo me defekte ushqyese. Faktorët mund të përfshijnë sëmundjet infektuese, metabolike, apo sistemike si dhe disa medikamente.

Vijat Mees

Vijat Mees janë vijat të bardha të tërthorta. Kjo mund të jetë një shenjë e helmimit me arsenik. Nëse keni këtë simptomë, mjeku i juaj do të marr mostrat e flokut dhe indit për të kontrolluar nëse ka arsenik në trupin tuaj.

Onycholysis

Kur pllaka e thoit ndahet prej shtratit të tij, kjo shkakton zbardhim. Kjo quhet onycholysis. Kjo shkaktohet si rezultat i infeksionit, traumës apo produkteve që përdoren në thonj.

Shkaktarët e tjerë për onycholysis përfshijnë:

Vijat valore

Vijat valore i referohen depresioneve të vogla, apo vijave valore në thonj. Është e zakonshme tek njerëzit të cilët kanë psoriasis, një gjendje lëkure kjo që shkakton tharje, skuqje dhe irritim. Disa nga sëmundjet sistemike mund poashtu të shkaktojnë vija valore.

Thonjt e Terry

Kur maja e secilit thua ka një rrip të errët, ato thonj quhen thonjt Terry. Kjo ndodh shpeshherë për shkak të plakjes, por mund poashtu të shkaktohet nga:

  • Dështimi nga mbingarkesa e zemrës
  • Diabeti
  • Sëmundja e mëlçisë

Sindromi i thonjve të verdhë

Sindromi i thonjve të verdhë është kur thonjt bëhen më të trashë dhe nuk rriten shpejt si thonjt e shëndoshë. Nganjëherë thoit i mungon një kutikulë dhe kur poashtu tërhiqet nga shtrati i tij. Kjo mund të ndodhë si rezultat i:

Këto janë disa nga shenjat e thonjve jo normale të duarve. Posedimi i çfardo nga këto shenjat nuk është ndonjë provë që keni ndonjë gjendje të rëndë shëndetësore. Ju duhet të vizitoni mjekun për të përcaktuar nëse gjendja e juaj shëndetësore është serioze. Në shumë raste, kujdesi i duhur për të përmirësuar dukjen e tyre.

Si të kujdeseni për thonjt tuaj

Ju mund të parandaloni shumë anomali të thonjve duke u kujdesur mirë për thonjt tuaj. Përcillni këto udhëzime të përgjithshme për të mbajtur thonjt tuaj të shëndetshëm:

Këshillat

  • Mos i kafshoni apo grisni thonjt tuaj, apo mos e tërhiqni lëkurën që gjendet tek rrënja e thoit.
  • Gjithmonë përdorni prerëse për thonj dhe preni ato pasi të keni bërë dush, atëherë kur thonjt tuaj janë ende të buta
  • Mbani thonjt tuaj të tharë dhe të pastër.
  • Duke i përdorur gërshërët e mprehta për manikyr, preni thonjt tuaj butësisht në mënyrë rrethore.

Nëse keni problem me thonjt të brishtë apo të dobët, mbani ato të shkurtra për të shmangur thyerjen e tyre. Përdorni locion në thonjt dhe kutikulat tuaja për t’i mbajtur ato të hidratuara.

Blini locione për thonj

Nëse bëni manikyr dhe pedikyr profesional, sigurohuni që salloni i juaj për thonj është i certifikuar dhe se teknikët për thonj përdorin teknikat e duhura për sterilizim. Ju duhet të shmangni përdorimin e llakut për thonj dhe pastruesve të llakut për thonj.

Blini gërshërë manikyri

Konsultoni mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë problem tek thonjt tuaj për të shmangur kështu çfardo situate serioze.

 

Burimi: www.healthline.com