Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Chopra ka paraqitur pjesën e saj të duhur të pamjeve të bukurisë senzacionale

Sot, Priyanka Chopra Jonas i bën 37 vite. Aktorja ka patur një vit të suksesshëm. Në dhjetor, ajo u martua me Nick Jonas në një ceremoni martesore përrallore në Rajasthan, India. Në të njejtin muaj, ajo nderoi ballinën e Vogue. Përgjatë momenteve të ndryshme – qoftë duke pozuar për paparacët në qilim të kuq glamuroz  në Kanë apo duke u shetitur në rrugët magjepëse të Parisit – Chopra ka paraqitur pjesën e saj të duhur të pamjeve të bukurisë senzacionale.

Pa marr parasysh ngjarjes, aktorja kurrë nuk është e frikësuar që të shtoj pakëz grim shumëngjyrësh tek ansambli i saj. Për të marr pjesë në dasmën mbretërore të shoqes së saj Meghan Markle, Duken e Sussex-it, në pranverën e kaluar, Chopra Jonas u paraqit me një kostum jargavani dhe grim me ngjyrë të përshtatshme pastele hijezuese, e zhytur në një paletë të mrekullueshme të toneve livando. E ulur në rreshtin e parë të shfaqjes vjeshtore 2019 Haute Couture të Dior-it këtë muaj, ajo u paraqit me një vijezues dramatik të zi, të cilën artisti i grimit Pati Dubroff e përfundoi me një skuqje shkëlqyese pjeshke.

Dhe askush nuk e din fuqinë goditëse të buzëve të mira të Chopra Jonas. Duke dalur nga Met Gala e sivjetme, kishte një dukje energjike mat të mprehtë Bordeaux, e cila çiftëzohej shkëlqyeshëm me sytë e saj të ekzagjeruar. Këtu, për nder të ditëlindjes së saj, mund të vazhdojmë të bëjmë një vështrim prapa për pamjet e saj më të mira të grimit.

 

Burimi: hindustantimes.com