Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Chanel konfirmon dizajneren e re të grimit

Pas gati dy vitesh në pushime, Chanel përfundimisht ka mbushur pozitën e dizajnerit global kreativ të grimit. Artistja italiane e grimit, Lucia Pica, është përzgjedhur nga brendi dhe do të filloj punën e saj shumë shpejt. Krahas bashkëpunimit në produktet e reja, Pica do të punoj me Karl Lagerfeld për të krijuar një pamje grimi në secilën shfaqje të Chanel.

Këtë rol më herët e kishte luajtur Peter Philips, i cili, derisa ishte në këtë detyrë, krijoi disa nga produktet më të dashura të brendit siç janë nuancat e panumërta për thonj (ju kujtohet Jade?) dhe ato tatutë e përkohshme. Philips ishte emëruar tek një pozitë e ngjajshme në Dior gjatë këtij viti.

Gjersa jemi duke e pritur Pican për të dhënë kontributin e saj, do të imagjinonim se çfarë pyetjesh Lagerfeld i ka bërë asaj në intervistë.

  1. A jeni person qen apo mace?
  2. A të pëlqenjnë trenerkat? Pyetja tjetër pas kësaj: A jeni dorëzuar prej jetës?
  3. Koka-kollë dietale apo Pepsi dietal?
  4. Sa palë syze i keni në dispozicionin tuaj?

Ajo ka të ngjarë ta ketë kaluar intervistën me nuanca fluturuese.

 

Burimi: elle.com.au